E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu vlerësoi kryetari i Bordit të NLB Tutunska Banka Gjorgji Jançevski, i cili është kryetar i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e dhënies së mirënjohjes Bankës nga ana e revistës financiare "The Banker".
Bankat punojnë me fitim, do të vazhdojnë me kreditim për popullatën










Sektori bankar është i qëndrueshëm. Vitin do ta përfundojë me fitim, përveç disa bankave më të vogla që do të shënojnë humbje. Do të vazhdojë të japë popullatës norma të interesit më të ulta të mundshme, ndërsa për të tërhequr depozita do të ofrojë norma të larta interesi.

Kështu vlerësoi kryetari i Bordit të NLB Tutunska Banka Gjorgji Jançevski, i cili është kryetar i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e dhënies së mirënjohjes Bankës nga ana e revistës financiare "The Banker".

Sektori bankar, siç tha ai, në nëntë muajt e parë ka neto fitim prej 60 milionë eurove, në kredi shënon rritje prej 5,4 për qind ku tek papullata rritja është 11,1 për qind, tek ndërmarrjet 1,2 për qind. Në gjithsej tek depozitat ka një rritje të përbashkët prej 2,8 për qind ku tek popullata rritja është 1,8 për qind, ndërsa tek ndërmarrjet 3,8 për qind. Kreditë jo performuese janë në nivel prej 11,7 për qind, ndërsa në popullatë ata janë 5,5, ndërsa tek ndërmarrjet janë 16.5 për qind.

Jançevski theksoi se bankat do të lëshojnë kredi konsumatore, duke thënë se tek kjo çon fakti se situata nuk është alarmante sa i përket kredive jo funksionale dhe se qytetarët e Maqedonisë nuk janë në borxhe si në vendet e tjera dhe mund të kreditohen.

Lidhur me paralajmërimin nga Banka Qendrore se do të vendoset masa për të reduktuar lëshimin e kredive konsumatore që shënojnë rritje gjatë këtij viti, Jançevski vlerësoi se ajo do të jetë vetëm si udhëzues dhe se ajo do të ndikojë më shumë tek bankat më të vogla pasi do të jetë i lidhur me kapitalin adekuat.

Si arsye për uljen e depozitave gjatë këtij viti, ku rritja është tre për qind, i thekson uljen e kursimeve të qytetarëve dhe normat e ulëta të interesit. (MIA)

Publikuar: 03.12.2015 | 16:31
Lexuar: 635 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime