E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qyteti më ekologjik i Amerikës do të jetë i pari që do t’u komunikojë blerësve nivelin elektromagnetik të celularëve. Ata që e kalojnë limitin nuk do të shiten. Për këtë arsye kanë shpërthyer polemikat, sepse si gjithmonë prodhuesit e celularëve kërkojnë të ardhura të majme.
Celularėt, lufta kundėr rrezatimeve






Dëme serioze për shëndetin?. E kush mund ta thotë këtë? Natyrisht OBSH-ja, organizata e OKB-së, edhe pse nuk ka prova konkrete. Për këtë problem edhe shkencëtarët janë ndarë në dy pjesë dhe tashmë vetëm disa kritikues vazhdojnë të kapen pas legjendave të vjetra metropolitane që qarkullojnë rreth e rrotull në epokën e celularëve. Ja një shembull për t’ju rifreskuar kujtesën: “Kurrë mos e fusni celularin në xhepin e brendshëm të xhaketës, sepse është shumë pranë zemrës; nuk duhet ta mbani shumë gjatë telefonin në vesh; as mbi komedinë, sepse natën lëshon rreze, etj”.


Qyteti më ekologjik i Amerikës ka guxuar t’i shkojë deri në fund kësaj pune, edhe pse është në mes të një dyshimi të madh. Kështu, San Francisko është bërë vendi i parë në botë ku prodhuesit e celularëve do të jenë të detyruar të tregojnë në etiketat e këtyre objekteve teknologjike të ekspozuara nëpër vitrina, edhe nivelin e “Sar”-it.

Por për çfarë bëhet fjalë?. Për nivelin e sasisë së valëve elektromagnetike që thithen nga trupi i personit që flet pa pushim në celular. Është një sasi valësh e cila varion nga një telefon në tjetrin, dhe që “Fcc”-ja, Komisioni Federal që mbikëqyr telekomunikacionin ka vendosur që ky rrezatim nuk duhet të jetë më i lartë se 1,6 vat për kilogram.

Pas këtij vendimi kanë shpërthyer menjëherë polemikat. Shoqata e prodhuesve, një treg që vetëm në Amerikë vlen 190 milionë dollarë, është rebeluar në maksimum. Zëdhënësi i “Ctia”-s, John Walls, thotë se detyrimi për të treguar nëpër dyqane këto informacione do të krijojë shumë konfuzion mes konsumatorëve, të cilët do të mendojnë “se disa telefona janë më të sigurt se të tjerët”.

Celularët, lufta kundër rrezatimeve
Pavarësisht kësaj, San Francisko vazhdon të mos heqë dorë nga qëllimi i tij, që për momentin është i vetëm: në Kaliforni kjo lloj iniciative nuk ka arritur ende të bëhet ligj. Së fundmi është regjistruar një falimentim për shkak të këtij vendimi kaq të prerë, i cili i detyron prodhuesit të shkruajnë në pjesën e brendshme të celularit “nëse u bën keq ose jo për shëndetin”, njësoj siç shkruhet nëpër paketat e cigareve.

Për momentin, kushti i vënë nga qyteti ekologjik do të pasqyrohet vetëm në etiketat që tregojnë çmimin dhe specifikat teknike. Për të shmangur rebelimet, kushti parashikon që niveli i rrezatimit nuk mund të shkruhet me shkronja më të vogla se “corpo 11”: një madhësi tipografike.

Deri më tani për të ditur nivelin e thithjes së rrezatimeve, vetë “Fcc” u ka dërguar nga një e-mail site-ve të prodhuesve, pasi nuk është aq e lehtë që të orientohesh për të zbuluar kësisoj gjërash. Megjithatë, në një vend ku tregtohet gjithçka, edhe prodhuesit e ekraneve janë organizuar. Kështu, në site-t e tyre mund të gjeni klasifikimin me të gjitha të dhënat.

“Sar Shiled”, për shembull, shet për 19,99 dollarë një ekran mbrojtës dhe betohet se ky i fundit ul deri në 89 për qind rrezatimin; po ashtu tipi më i kërkuar i telefonit “Blackberry” është “900 Bold”, 1,51 Sar; celulari “Nokia” më i shitur është “2730”, 1,18 Sar; ndërsa “iPhone 4” është 1,17 Sar. Të gjitha këto objekte janë nën limitin maksimal të kërkuar nga ligji i SHBA-së, që veç të tjerash është më i rreptë sesa ai i pjesës më të madhe të shteteve europiane, ku toleranca e rrezatimeve për kilogram rritet nga 1,6 në 2.

A do të mundet San Francisko t’ia arrijë i vetëm qëllimit?. Paradoksi, thekson “New York Times” është se kryebashkiaku Gavin Newson është një i pasionuar pas pajisjeve teknologjike, ka mbi një milion fansa në “Twitter” dhe nuk ndahet kurrë nga “iPhone” i tij. Megjithatë, parimi i ndjekur është i thjeshtë: quhet e drejta e konsumatorit për të qenë i informuar. Pastaj nëse nuk është theksuar që këto rrezatime të bekuara të bëjnë keq, pse të mos thuhet hapur sesa duhet të jetë niveli i tyre?.

Publikuar: 01.07.2010 | 12:38
Lexuar: 691 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime