E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari Lata gjithashtu foli edhe për situatën e përgjithëshme politike, rrjedhat, duke cmuar lartë vlerat dhe arritjes e luftës clirimtare të shqiptarëve gjatë 2001-t.
Profesorët në mbështetje të  Kryetarit të Komunës së Dibrës


Sot Kryetari i Komunës Mr. Ruzhdi Lata bashkë me strukturat tjera udhëheqëse në qyet priti në takim një pjesë të rëndësishme të Stafit akademik të Universitetit ndërkomëtar të Strugës, ku pjesë e këtij stafi ishin profesorët e nderuar si: Prof.dr. Marko Bello, Prof.dr. Luan Hajdaraga, Prof.dr. Sejfulla Osmani, Prof.dr. Ebrar Ibrahimi, Prof.dr. Armend Kadriu , Guximtar Rushani si dhe Jeton Shaqiri.
Qëllimi i këtij takimi ishte që profesorët e nderuar të shprehin mirënjohje dhe përkrahje të veçantë për punët dhe politikat e Kryetarit të Komunës Mr. Ruzhdi Lata, me çka ka ndikuar që Dibrës ti kthehet pamja në infrastrukturë dhe rëndësia historike që ka patur si në rajon dhe më gjërë.

Kryetari Lata i falenderoi për vizitën dhe përkrahjen e parezervë të stafit akademik dhe u ofroi bashkëpunim të dyanshëm për ngritjen e nivelit edhe në sferat tjera si atë arsimor, kulturor, ekonomk, politik, ku profesorët me përvojën dhe eksperiencën e tyre në sferat e lartëpërmendura do ti ndihmonin Kryetarit dhe administratës komunale në orientimin e detyrave dhe projekteve në të mirë të ngritjes së cilësisë dhe jetës së qytetarëve. Gjithashut kryetari Lata para mysafirëve bëri një pershkrim të historiatit të Dibrës, rrjedhave historike dhe kontriboutin që dibranët kanë dhënë në historinë kombëtare, duke cekur edhe kontriboutin e jashtëzakonshëm në sferën e arsimit.

Kryetari Lata gjithashtu foli edhe për situatën e përgjithëshme politike, rrjedhat, duke cmuar lartë vlerat dhe arritjes e luftës clirimtare të shqiptarëve gjatë 2001-t.

Pas kryetarit Lata, para të pranishmëve e morri fjalën prof.dr. Marko Bello, I cili shprehu konsideratë për mikpritjen që I bëhej, për vlerat e Dibrës të cilat ai I kishte dëgjuar dhe me prezencën e sodit ai po I vërtetonte. Duke uruar kryetarin Lata për iniciativat dhe punët e bëra në shërbim të mirëqenies qytetare, ai përgezoi atë dhei ofroi mbështetje në vizionet e tij të pastra, patriotike dhe dashamirëse. z. Bello gjithashtu foli edhe për situatën politike në Maqedoni, për arritjet dhe ndryshimet statusore dhe jetësore që shqiptarët kanë pësuar pas 2001-t.

Pas prof.dr.Marko Bello fjalën e morri edhe dekani I Fakulltetit të Drejtësisë pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës,z.Sejfulla Osmani, i cili gjithashtu I fansionuar për punët që kryetari I Komunës së Dibrës kishtë bërë në infrastrukturë dhe për ndërtimin e gjimnazitë të ri,e përgëzoi atë dhe I ofroi bashkëpunin dhe ndihmë për cdo problem që mund të ketë komuna dhe qytetarët e Dibrës.

Para mbylljes së takimit, I fundit e mori fjalën prof.dr.Armend Kadriu, Kryetari I Bordit të UNS, me dashamirësinë për Dibrën që atë e karakterizon, ai edhe njëherë theksoi zëshëm që do të jetë në shërbim të qytetarëve dibranë, studentëve dibranë dhe Dibrës në përgjithësi, duke I ofruar kryetarit Lata bashkëpunim ndërkufitar në sferën e arsimit me qytetet Korce, Pogradec dhe Elbasan, për të aplikuar bashkarisht në Institucionet Ndërkombëtare-IPA fondet.

Publikuar: 04.12.2015 | 14:32
Lexuar: 776 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime