E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Neziri shtoi se me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe reduktimin e gazrave serë, Republika e Maqedonisë ka miratuar një strategji për avancimin e efikasitetit energjetik në vend deri në vitin 2020
Ministri Neziri në konferencën shkencore në USHT


Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri sot ka marrë pjesë në konferencën shkencore me temë "Faktorët e mjedisit, sfidat e zhvillimit ekonomik" që u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ku prezent përveç nikoqirit rektorit Vullnet Ahmeti, ishte edhe rektori i Universitetit "Ismail Qemali" nga Vlora, Albert Qarri dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, (OEMVP), Nebi Hoxha, ministri Neziri shprehu kënaqësinë për mundësinë e shkëmbimit të pikëpamjeve dhe opinioneve rreth sigurimit të rritjes ekonomike në vend, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

"Si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështjet e ekonomisë, së pari do të doja të theksoj se vazhdimisht ndërmarrim masa në sektorin e energjetikës, edhe atë bazuar në tre parime kryesore, përkatësisht: sigurinë e furnizimit, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën, si dhe në bazë të tre objektivave strategjike, siç janë efikasiteti energjetik, energjia e rinovueshme dhe mbrojtja e mjedisit, apo reduktimi i emisioneve të gazrave serrë", theksoi ai.

Ministri Neziri shtoi se me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe reduktimin e gazrave serë, Republika e Maqedonisë ka miratuar një strategji për avancimin e efikasitetit energjetik në vend deri në vitin 2020, strategjinë për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2020, si dhe Planin aksional për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, me një vizion për vitin 2030, sipas të cilit përqindja e energjisë së rinovueshme duhet të jetë 21 për qind deri në vitin 2020, 25 për qind deri në vitin 2025 dhe 28 për qind deri në vitin 2030.

Rektori i USHT-së Ahmeti në fjalën e tij tha senë rajon, por edhe më gjerë, dekada e fundit ka vënë në dukje shumë sfida, probleme dhe çështje ekonomike, ndikimi i të cilave për nga ndjeshmëria dhe efektet, kalon përtej mjedisit që ne jetojmë dhe në këtë mënyrë merr përmasa globale.

"Në mesin e këtyre sfidave mund të përmendim globalizimin në shumë fusha, si në ekonomi, arsim, kulturë, etj. Sot, pjesa dërmuese e shteteve ballafaqohen me rënie ekonomike dhe realizimin e projeksioneve të tyre, prandaj ekspertiza ekonomike dhe njohësit e mirë të saj duhet të marrin rolin që u takon në evitimin krizave në vend dhe rajon, për të parandaluar problemet dhe përplasjet sociale. Analiza ekonomike, sot është çështje aktuale për rajonin tonë dhe më gjerë, por kjo tematikë bëhet edhe më e veçantë për shoqëritë në tranzicion, të cilat synojnë integrimin Euroatlantik dhe zhvillimet e trendeve bashkëkohore globale", tha Ahmeti.

Rektori i Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, prof. dr. Albert Qarri tha se bota është globale dhe sfidat kërkojnë që të përballemi me realitete të cilat nuk i kemi ndeshur më parë.

"Po të shikosh me vëmendje temat e kësaj konference, ato të japin një informacion shumë të qartë për gjithë problematikën që ka sot në Maqedoni dhe në rajon, të cilat duhet të përdoren nga vendimmarrësit lokal për vendimmarrjet e tyre në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë e më tej", deklaroi Qarri.

Kryetari i OEMV-së, Nebi Hoxha tha se si përkrahëse dhe promotore e vlerave të biznesit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, në bashkëpunim me faktorët relevantë dhe sigurisht në konsultim të vazhdueshëm me biznesin, propozon masa dhe ide që t’i ndihmojnë biznesit të frymojë më lirshëm dhe të avancohet.
Ministri Neziri në konferencën shkencore në USHT

Publikuar: 04.12.2015 | 18:21
Lexuar: 575 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime