Kryetari i grupit, Gramoz Ruçi që në fillim paraqiti qëndrimin, sipas të cilit, gjatë gjithë veprimtarisë parlamentare të muajit korrik deputetët nuk do të votojnë asnjë ligj, as ata që kërkojnë shumicë të thjeshtë dhe as ata që kërkojnë 3-5 e votave, pra 84 vota dhe që janë kryesisht ligjet për reformat e mëdha.
Deputetët socialistë nuk do të votojnë asnjë ligj në parlament duke filluar prej seancës së sotme. Këtë vendim e mori dje grupi parlamentar i PS-së, pas qëndrimeve të ndryshme, të shprehura nga deputetët në mbledhje. Gazeta Shqiptare ben te ditur sót detaje nga mbledhja e djeshme e PS.
Kryetari i grupit, Gramoz Ruçi që në fillim paraqiti qëndrimin, sipas të cilit, gjatë gjithë veprimtarisë parlamentare të muajit korrik deputetët nuk do të votojnë asnjë ligj, as ata që kërkojnë shumicë të thjeshtë dhe as ata që kërkojnë 3-5 e votave, pra 84 vota dhe që janë kryesisht ligjet për reformat e mëdha.
Ky vendim shënon rikthimin e marrëdhënies së kushtëzuar të opozitës me Kuvendin. Por, vendimi për aktivitetin politik do të merret në shtator, kur mund të ketë edhe një përshkallëzim të qëndrimeve.
Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se gjatë mbledhjes së djeshme deputetët janë ndarë në tri grupe. Një pjesë propozuan që të rinisin protestat dhe të bojkotohet Kuvendi, një grup tjetër janë shprehur kategorikisht kundër bojkotit të Kuvendit.
Ata kanë kërkuar që të shfrytëzohen të gjitha hapësirat parlamentare, komisionet hetimore, interpelancat apo çdo instrument tjetër, por salla të mos lihet bosh. Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle ka përfaqësuar një linjë të mesme, sipas së cilës PS-ja duhet edhe të luftojë në Kuvend, por edhe në protesta, në varësi të situatave.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari Gramoz Ruçi tha se maxhoranca, në vend që të hedhë një hap drejt përafrimit të marrëdhënieve pozitë-opozitë, po i largohet çdo ditë e më shumë. Ndaj, sipas Ruçit, duke filluar që sot grupi parlamentar socialist përshkallëzon marrëdhënien me parlamentin shqiptar, duke kushtëzuar marrëdhëniet ndaj këtij parlamenti, duke mos votuar asnjë ligj, as me shumicë të thjeshtë e as me shumicë të cilësuar.