E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Do të doja, kur të mos jem më, njerëzit të më mbajnë mend si njeri të mirë dhe jo si këngëtar të mirë”, ka deklaruar Beshlic.
Halid Beshliç: Si mund të realizoj spote të shtrenjta kur njerëzit janë të uritur
Halid Beshliç jo vetëm që është një këngëtar i madh boshnjak dhe i gjithë ish-Jugosllavisë, por është edhe një ndër njerëzit më të respektuar në këto hapësira.

Përgjigjja e tij ndaj shumë adhuruesve të tij se pse nuk spotet e këngëve të tij nuk përdor vetura te shtrenjta, vajza…luks etj, është bërë hit në rrjetet sociale dhe e ka shtuar admirimin ndaj këngëtarit boshnjak.

“Unë kam mundësi të vozis vetura të shtrenjta dhe të realizoj spote që kushtojnë shumë para, mirëpo më thoni si mund ta bëj unë një gjë të tillë kur komshiu im ka problem me bukën. Për mua është kënaqësi ta ushqejë atë dhe të shkoj në Kuzhinën publike ku ushqehen të pastrehët dhe fatkeqët dhe të jap kontributin tim për ti mbajtur 100 gojë të uritura.

Për mua është poashtu kënaqësi që paratë për spote ti jap për Shtëpinë e Fëmijëve”, ka shkruar Halid Beshliç si përgjigje për fansat e tij që e pyesin zakonisht pse nuk ka luks në spotet e këngëve të tij

Legjenda boshnjake e këngës Halid Beshlic, poashtu ka sqaruar se ai dëshiron të mbahet mend si njeri, transmeton yllpress.com

“Do të doja, kur të mos jem më, njerëzit të më mbajnë mend si njeri të mirë dhe jo si këngëtar të mirë”, ka deklaruar Beshlic.

Me gjestin e tij thonë mediat e rajonit se Halid Beshlicin do ta mbajë mend çdo njeri deri në fund të jetës së tij.

Publikuar: 07.12.2015 | 13:18
Lexuar: 2323 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime