E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompania do të orientohet me eksport, ndërsa prodhimet së pari do të destinohen për tregun evropian.
Kompania amerikane Kap-Kon ka hapur fabrikë në Bunarxhik, 400 punësime të reja

Në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Bunarxhik "Shkupi 1" sot filloi me punë fabrika për prodhimin e inflatorëve për jastëk të ajrit, ART Automotiv Maqedoni, investim i kompanisë amerikane KAP-KON në vlerë prej 18 milionë euro.

Në fabrikën e re veçmë janë hapur 75 vende pune, ndërsa gjithsej investuesi planifikon 400 punësime.

Kompania do të orientohet me eksport, ndërsa prodhimet së pari do të destinohen për tregun evropian.

"Lista e kompanive të mëdha dhe multinacionale nga seti të cilat i kanë fabrikat e tyre në Maqedoni prej sot rritet edhe me investuesin amerikan KAP-KON", tha në solemnitet kryeministri Nikolla Gruevski.

Fabrika, potencoi posedon pajisje më moderne dhe linja prodhuese me sofistikim të lartë me çka beson se do të jetë sfidë për të gjitha kuadrot profesionale nga Maqedonia të cilat do të gjinden në punën e saj. "Gëzon fakti që planet e investuesit nuk ndalen këtu edhe në të ardhmen planifikohen investime në qendrën teknike të kompanisë e cila do të jetë përkrahje plotësuese inxhinierike e të gjithë kapacitetit", theksoi Gruevski, duke e përshëndetur sinqeritetin e kompanisë për bashkëpunim me më shumë kompani të Maqedonisë të cilat mund të sigurojnë materiale për nevojat e ART Automotiv Maqedoni.

Fitim më të madh nga hapja e fabrikës së re, potencoi, është kujdesi që do ta shkaktojë te kompanitë e tjera të cilat ende mendojnë, interesohen dhe i hulumtojnë mundësitë për hyrje në vendin tonë. Fabrikat e reja janë promotori ynë më i fuqishëm dhe shpresoj se shembullin e KAP-KON do ta ndjekin edhe shumë kompani të tjera botërore", citoi Gruevski , duke theksuar se në ZZHTI ART Automotiv Maqedoni do të jetë fqinj me "Uisteon", "Xhonson Meti", "Tehnohoze", "Kemet elektroniks", "Van Hull" , "Prodis", "Diatek", ndërsa në periudhën e fundit edhe "Montante grup".

Gruevski potencoi se ndoshta për, ashtu siç tha, oponentin politik këto investime janë virtuale dhe joekzistuese, por se qytetarët janë ato që shohin, punojnë dhe marrin rroga nga këto fabrika.

"Trendi i tillë i investimeve të reja dhe hapja e fabrikave në Maqedoni do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme", tha kryeministri.

Sipas tij numri i fabrikave të reja nga muaji në muaj është gjithmonë e më i madh, ndërsa vetëm për një javë shënohet ndërtimi ose hapja e fabrikës së katërt.

Drejtori ekzekutiv kryesor i KAP-KON Ali Alhaxh informon se deri tani në ndërtimin e kapacitetit janë investuar 12 milionë euro për makina dhe pajisje.

"Fabrika në Maqedoni do të jetë fokusi ynë qendror i tregut evropian. Instalimi i linjave prodhuese me sofistikim të lartë në kombinim me personelin e talentuar lokal do të na mundësojë të prodhojmë vetëm prodhime më cilësore të cilat do të dërëzohen deri te konsumatorët tanë", tha Alhaxh. (MIA)

Publikuar: 07.12.2015 | 15:33
Lexuar: 573 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime