E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për javoren "Sandej Tajms", Bler thotë se forcat e tilla duhet të kenë mandat të veprojnë menjëherë "kudo qoftë dhe gjithkund ku ka nevojë për reagimin e tyre".
Bler propozon krijim









Ish kryeministri britanik Toni Bler propozon formim të "forcave ndërkombëtare për reagim të shpejtë" për luftë kundër xhihadistëve nga grupi Shteti Islamik (SHI).

Në një intervistë për javoren "Sandej Tajms", Bler thotë se forcat e tilla duhet të kenë mandat të veprojnë menjëherë "kudo qoftë dhe gjithkund ku ka nevojë për reagimin e tyre".

Propozimi i tillë i ish kryeministrit britanik vjen pas arsyetimit të tij të vendimit që Londra të bashkëngjitet drejt koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, i udhëhequr nga SHBA-ja në Siri dhe dakordimin që Qeverisë ia dhanë deputetët për sulme ajrore një aeroplani britanik ndaj pozicioneve të SHI-së në territorin sirianë.

Dakordimi i Dhomës së Poshtme të Parlamentit britanik u fitua pas debatit të stuhishëm dhe pas vendimit të liderit të laburistëve opozitar Xhermi Krobin t'u lejojë deputetëve nga kjo parti të votohet sipas bindjes së tyre, e jo sipas asaj si ai është përcaktuar.

"Opserveri" londinez tani shkruan se rritet shqetësimi në Britani të Madhe se pas dy sulmeve të para ajrore të aeroplanëve britanik ndaj xhihadistëve, tani është e mundur aktivitet aktuale ushtarake të koalicionit ndërkombëtar të rriten në intervenim ushtarak, ngjajshëm me atë nga viti 2011 në Libi, kur me dhunë u rrëzua nga pushteti Moamer Gadafi.

Pas vendimit aktual të merret pjesë në bombardimin e xhihadistëve sirianë Bler, sqaron se ky operacion në Siri megjithatë, nuk duhet të krahashohet me Irakun prej para 12,5 vjetëve.

"Fanejshëll Tajms" nuk mendon ashtu, dhe vëren se problemi i qeverisë në Londër nuk janë kritikuesit vendorë, por ajo që në operacionet për sulmet ndaj SHI-së në territorin sirianë, nuk janë vendet arabe.

Publikuar: 07.12.2015 | 15:49
Lexuar: 602 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime