E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmeti theksoi që edhe pse me vonesa të caktuara, marrëveshja është zbatuar në pikat kyçe të saj dhe pret që edhe pjesët e tjera që kanë mbetur të tejkalohen së shpejti.
Ahmeti: Në zonën e Tetovës janë siguruar katër investues


Tetovë, 8 dhjetor 2015 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit norvegjez, Anniken Huitfledt.

Kryetari Ahmeti dhe Huitfledt, siç theksohet në kumtesë, kanë disktuar rreth situatës aktuale politike, zbatimit të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut, integrimit Euroatlantik, marrëdhëniet bilaterale dhe investimet norvegjeze në Maqedoni.

Ahmeti theksoi që edhe pse me vonesa të caktuara, marrëveshja është zbatuar në pikat kyçe të saj dhe pret që edhe pjesët e tjera që kanë mbetur të tejkalohen së shpejti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti nënvizoi nevojën e rikthimit të vëmendjes ndërkombëtare dhe përqëndrimit vendor politik në zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesë e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Procesi Euroatlantik siguron marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm si dhe zhvillim ekonomik dhe investime të huaja.

Ahmeti shprehu mirēnjohje për kompanitë shtetërore norvegjeze që menaxhojnë me Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës ku tashmë janë siguruar katër investime të huaja që do të hapin mijëra vende pune, ndërsa ftoi bizneset norvegjeze që të investojnë në zonat në Tetovë, Strugë dhe Kërçovë.

Publikuar: 09.12.2015 | 14:53
Lexuar: 2167 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime