Thaçi i bëri këto komente sot në seancën e Kuvendit ku përjashtoi vdo lloj mundësie për negociata të reja me Serbinë. Ai ka thënë se si me çdo shtet tjetër, Kosova mund të ketë bisedime edhe me Serbinë për çështje praktike, por kurrsesi për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka siguruar ligjvënësit se nuk ka asnjë ide për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, duke i ftuar ata që ti injorojnë idetë e tilla, që sipas tij, janë spekulime të mediave.
Thaçi i bëri këto komente sot në seancën e Kuvendit ku përjashtoi vdo lloj mundësie për negociata të reja me Serbinë. Ai ka thënë se si me çdo shtet tjetër, Kosova mund të ketë bisedime edhe me Serbinë për çështje praktike, por kurrsesi për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se idetë për shkëmbim territoresh po e hutojnë opinionin, por edhe vetë politikën, por një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë.
Ndërkohë i pyetur nga deputeti Driton Tali se cilat janë këto çështje teknike për të cilat mund të diskutohet me Beogradin, Thaçi ka thënë se do të ketë bashkëpunim rajonal në çështje të ndryshme si energji, transport, etj.
Në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, Thaçi ka thënë se këtë javë u konfirmua që edhe për Kosovën në fund të verës do të ketë udhërrëfyes apo strategji për liberalizimin e vizave, që është një lajm shumë i mirë për qytetarët që edhe për shtetin e Kosovës të hapet perspektiva për liberalizimin e vizave.
Ai ka ftuar të gjitha grupet parlamentare që të jenë pjesë e reformave demokratike të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq ka shprehur bindjen e thellë se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë, do të pasojnë njohje të reja për Kosovën.