E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thirrja e dytë e Fondit për inovacione u hap për tre instrumentet për mbështetje nga 21 shtator deri më 21 tetor të këtij viti. Nga 95 projekt-propozimet, 39 e kaluan fazën e paraselektimit, ndërsa 17 janë zgjedhur për financim.
Shtatëmbëdhjetë projekte të përzgjedhura në thirrjen e dytë të Fondit për inovacione

Shtatëmbëdhjetë projekte të kompanive janë përzgjedhur për financim me thirrjen e dytë për ndarje të mjeteve për Fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Përmes instrumenteve për mbështetje të granteve të bashkë-financuara për shoqatat tregtare të sapothemeluara "start-all" dhe "spin of" mbështetje do të marrin 10 projekte nga të cilat pjesa më e madhe, shtatë, janë nga sektori i IT-së, dy janë për dizajn dhe art, ndërsa një projekt për teknologji të zbatuara për sport. Për financimin e këtyre projekteve janë siguruar 277.000 euro, ndërsa duhet të realizohen në afat prej një viti.

Përmes instrumentit, grante të bashkë-financuara dhe hua të kushtëzuara për komercializim të inovacioneve që Fondi e publikoi për herë të parë janë përzgjedhur shtatë projekte. Mbështetja financiare është deri në 100.000 euro, ndërsa gjithsej për të gjithë janë shpërndarë 600.000 euro. Dy prej projekteve janë nga sektori i IT-së dhe nga një nga prodhimtaria e prodhimeve jometale minerale, prodhimtari të mobileve, inxhinieri, ndërtimtari dhe bujqësi. Afati për realizim arrin 24 muaj.

"Me të vërtetë jemi të kënaqur nga interesi sepse marrim 95 aplikacione. Shpresojmë se interesi edhe më tej do të jetë i madh dhe në të ardhmen do të marrim ide cilësore", tha sot në konferencën për shtyp drejtoresha e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jasmina Popovska.

Me thirrjen e dytë, Fondi ka ndarë gjithsej 1,3 milionë euro, por 400.000 euro të dedikuara për grante të bashkë-financuara për transfer të teknologjive nuk do të shpërndahen.

Pjesa më e madhe e projekteve që janë dorëzuar për instrumentin për transfer të teknologjive, sipas Popovska, nuk e kanë plotësuar kushtin për qasje sektorial.

Në periudhën e ardhshme, siç paralajmëroi, fondi do t'i kushtojë vëmendje të veçantë ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e bashkëpunimit midis kompanive i cili do t'i siguroj sukses më të madh. Për instrumentin, transfer të teknologjive në thirrjen e ardhshme, sipas Popovska, Fondi do ta rritë afatin për aplikim në 90 ditë me qëllim që t'u mundësojë kompanive kohë më të gjatë përderisa u është e nevojshme për shoqërim.

Thirrja e dytë e Fondit për inovacione u hap për tre instrumentet për mbështetje nga 21 shtator deri më 21 tetor të këtij viti. Nga 95 projekt-propozimet, 39 e kaluan fazën e paraselektimit, ndërsa 17 janë zgjedhur për financim.

Me thirrjen e parë Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik siguroi mbështetje për 16 "start-all" dhe "spin-of" ndërmarrje në vlerë prej 460.000 euro, pjesa më e madhe nga industria e IT-së, të cilët tani më punojnë në zhvillimin e projekteve inovative. Disa prej tyre, informoi Popovska, tani më kanë prodhim të gatshëm i cili është në fazë të eksploatimit komercial dhe te ndonjë tjetër pasi bëhet fjalë për projekte zhvillimore ka nevojë në mënyrë shtesë të zhvillohen edhe deri në fund të qershorit të vitit të kaluar të kenë prodhime të gatshme dhe të dalin në treg.

Thirrja e ardhshme e Fondit për financim të projekteve do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. (MIA)

Publikuar: 11.12.2015 | 13:24
Lexuar: 532 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime