E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana e Departamentit të mjedisit jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është lëshuar kërkesa ku investitori detyrohet të përgatisë elaborat për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Nurhan Izairi, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor



Shkupi dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë këto ditë ballafaqohen me ndotjen e ajrit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se gjendja është alarmante. Cilat janë masat që do të ndërmerreni për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental?

- Fillimisht do doja që edhe njëherë të bëj me dije se problemi me ndotjen e ajrit është problem i komplikuar dhe popullata më shpesh e lidh me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor. Megjithatë, çdo institucion përfshirë këtu edhe Ministrinë mund të ndikojë vetëm në kornizat e ingerencave të tij. Duhet thënë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e detyruar për sjelljen e rregullave ligjore, përgatitje të planit nacional për mbrojtje të ajrit të ambientit në të cilën janë definuar matje për mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së ajrit, për monitorim të cilësisë së ajrit të ambientit dhe për nxjerrjen e lejeve për IPPC për instalimet më të mëdha.

Në lidhje me këto kapacitete të mëdha industriale, në korniza të planeve operative saktë janë të radhitura aktivitetet që duhet t’i ndërmarrin industritë me qëllim që të përmbushen standardet e nënshkruara. Në këtë kontekst do doja që edhe njëherë të theksoj që problemi i zvogëlimit të ndotjes nga industritë është proces, në të cilin jemi zhytur thellë dhe është vetëm çështje kohe kur kjo faqe do të jetë e mbyllur. Ajo që Ministria dhe grupi punues ndërsektorial në të cilin janë anëtarë Ministria dhe institucione relevante ka qëllim që ta mbarojë është krijimi i rekomandimeve dhe propozimeve në masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për zvogëlim të ndotjes të ambientit ajror. Ne jemi të vetëdijshëm se ky problem nuk zgjidhet brenda natës dhe nuk zgjidhet vetëm me mbylljen e Jugokromit apo vetëm me futjen e një regjimi të posaçëm në trafik, por kërkon bashkëpunim intensiv, sistematik dhe me plan ndërmjet gjithë sektorëve dhe gjithë niveleve në një periudhë kohore më të gjatë, që përfundimisht kur të hapim ueb faqen dhe të shohim treguesit e ndotjes së ajrit nga matësit tanë të themi që janë në rregull.

Në përcaktimin e masave, në korniza të Grupit ndërsektorial të punës harxhuam shumë mund dhe kohë, i analizuam përvojat nga metropolet dhe qytetet e tjera evropiane dhe botërore dhe i përshtatëm në kushtet tona. Mënyra se si merren me ndotjet kudo në botë është e ngjashme si te ne dhe kërkon plane të mira urbanistike, gazifikim, kontrolle të trafikut, kufizime në lëvizjen e automjeteve, kërkon futjen e formave alternative të transportit dhe infrastrukturës së veçantë, pra kërkon akses dhe planifikim sistematik në zgjidhjen e problemeve dhe kuptohet kërkon kohë dhe financa të mjaftueshme. Ministria vazhdimisht ndërmerr aktivitete për realizimin në vepër të masave të ndërmarra

Njëra nga masat afatmesme realizimi i të cilave është në vijim është përpilimi i Programeve operative për uljen e ndotjes së ajrit në zonën e qytetit të Shkupit, në Tetovë dhe në Manastir për grimcat PM10, zmadhim e inspektimit në kapacitetet industriale nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedisin e jetesës, riplanifikim të hapëirave ekzistuese të gjelbëruara dhe hapjen e këtyre zonave të reja, me bimësinë e duhur për absorbimin e substancave helmuese dhe të tjera.

Deri ku ka arritur procedura për të përmbushur planin operativ, në fakt marrjen e lejes A- ekologjike të integruar për Jugohromin?

Në bazë të ligjit për mjedis kompanitë kanë afat për të përmbushur planin operativ deri në prill 2014. Deri në këtë afat pjesa më e madhe e kompanive morën leje A-ekologjike të integruar por për dy kompani u kërkua vazhdimi i afatit për 6 muaj edhe atë për Makstil dhe Jugohrom. Pas mbarimit të këtij afati kompania "Jugohrom Feroallojs" për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes përsëri kërkoi vazhdim të afatit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për dy vjet, më saktësisht deri në tetor të vitit 2016. Në këtë periudhë në Ministrinë e Mjedisit Jetësor me kërkesë të investitorit "Jugohrom Feroallojs" DOOEL në falimentim nga fshati Jegunocë është dërguar njoftim me qëllim të zbatimit të projektit për krijimin e sistemit për pastrim të gazrave të dëmshëm në komunën Jegunoc. Nga ana e Departamentit të mjedisit jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është lëshuar kërkesa ku investitori detyrohet të përgatisë elaborat për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Deri ku ka arritur procedura për lëshimin e lejeve ekologjike të integruara në Republikën e Maqedonisë?

- Deri më tani në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraqitur 147 kërkesa për marrjen e lejes A-ekologjike të integruar dhe janë lëshuar 112. Në fazën e projekt-lejeve janë 12 dhe në fazën e rishikimit janë 6. Gjithashtu numri i lejeve të nxjerra gjithsej A dhe B-PIKN në shkallë të Republikës së Maqedonisë është 290 , prej të cilave 122 janë lëshuar nga ana e MMJPH-së dhe 178 janë lëshuar nga ana e komunave.

Deri ku ka arritur procedura për ndërtimin e deponive rajonale në R. e Maqedonisë?

- Në Republikën e Maqedonisë në pajtueshmëri me Planin për menaxhim e mbeturinave janë definuar 8 rajone për menaxhimin e tyre.

Rajonet e Lindjes dhe Verilindjes. Në këto rajone janë formuar borde ndërkomunale për menaxhim me mbeturina dhe janë formuar Qendra rajonale për menaxhim me mbeturina. Gjithashtu, janë punuar edhe Plane rajonale për menaxhim me mbeturina së bashku me vlerësim strategjik të ndikimit mbi mjedisin jetësor.

Në korniza të projektit të ardhshëm të IPA-së për "Përpilim të planeve studimore, dokumentacionit për projekte dhe tenderë për vendosjen e sistemit të qëndrueshëm financiar dhe integrues për menaxhimin e mbeturinave në rajonin lindor dhe verilindor" në vijim është përzgjedhja e ofruesit më të volitshëm dhe projekti pritet të nisë në janar të vitit 2016. Momentalisht, për këto dy rajone zbatohen dy projekte të cilat kanë të bëjnë me përgatitjet teknike dhe dokumentacionit të tenderit për fillimin e procedurave të tenderit për nënshkrimin e marrëveshjes për punët ndërtimore për mbylljen e deponive të egra. Projekti filloi në shkurt të vitit 2015 dhe do të zbatohet në periudhë prej 12 muajve. Për këto rajone në korniza të IPA 2 programi është paraparë që të blejë pajisje adekuate për shërbimet publike komunale të cilat veprojnë me mbeturinat, pastaj të kryhet mbyllja e deponive të paligjshme si dhe të ndërtohen një apo dy deponi bashkëkohore (varësisht rezultateve nga studimet fizibile planifikohet periudha prej 2017-2018). Me këtë pritet që rajoni Lindor dhe Verilindor deri në fund të vitit 2019 të jetë tërësisht funksional, i integruar, financiarisht i qëndrueshëm dhe një sistem modern për menaxhimin me mbeturinat.

Rajonet e Shkupit, Vardarit, Jugperëndimit dhe Pellagonisë sollën Vendime për lidhjen e marrëveshjes për krijimin e një sistemi për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal dhe formuan bord ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat dhe Qendra rajonale për menaxhim me mbeturinat. Për këto rajone do të zbatohet IPA projekti “Përpilimi i planeve rajonale për menaxhim me mbeturina dhe vlerësime strategjike të ndikimit mbi mjedisin jetësor në rajonin e Shkupit, Vardarit, Jugperëndimit dhe Pellagonisë" në korniza në së cilit duhet të përgatitet dokumentacion i plotë i planit: Plane rajonale për menaxhim me mbeturina, Vlerësime strategjike të ndikimit mbi mjedisin jetësor, Studime për fisibilitet, Vlerësime të ndikimit mbi mjedisin jetësor, Analiza të harxhimeve dhe përfitimeve, projekte të mëdha dhe dosje të tenderëve për krijimin e sistemit të integruar të vetë qëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturina në këto rajone. Në vijim është përzgjedhja e ofertuesit më të mirë dhe pritet që projekti të fillojë në janar 2016. Komunat e bashkuara nga secili rajon, pas përfundimit të dokumentacionit të përgjithshëm të planifikimit, duhet bashkërisht përmes bordit ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat të sjellin vendim për atë se në çfarë mënyre do të kryhet financimi për ndërtimin e sistemit të integruar për menaxhim me mbeturinat (deponi rajonale, stacione të transferimit, instalime për trajtim dhe të tjera) a do të vendosin për ndërmarrje publike rajonale, partneritet publik privat apo përmes koncesionit dhe të fillojnë me procedurën për sjelljen e vendimit në gjysmën e dytë të vitit 2017.

Komunat në planin rajonal juglindor në janar të vitit 2015 sollën Vendime përlidhjen e marrëveshjes për krijimin e sistemit për menaxhim me mbeturina në nivel rajonal dhe formuan bordin ndërkomunal për menaxhim me mbeturina dhe Qendra rajonale për menaxhim me mbeturina. Komunat e bashkuara në rajon, janë në fazën e sjelljes së dokumentacionit të plotë të planit dhe është sjellë vendim i përbashkët që të nënshkruhet një thirrje e re publike për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesioneve për menaxhim rajonal të integruar me mbeturinat komunale në Maqedoninë Juglindore. Në prag është përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për këtë procedurë.

Komunat në planin rajonal të Pollogut më 5 janar të vitit 2015 sollën Vendime për lidhjen e marrëveshjes për krijimin e sitemit për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal dhe duhej të formonin bord ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat dhe Qendra rajonale për menaxhim me mbeturinat. Komunat e përbashkëta në rajon, janë në fazë të sjelljes së dokumentacionit të plotësuar të planit dhe është sjellë vendim i përbashkët për nënshkrimin e një thirrjeje të re publike për fillimin e procedurave për ndarjen e koncesioneve për menaxhim rajonal të integruar të mbeturinave me mbeturinat komunale në rajonin e Pollogut. Në prag është përgatitja për dokumentacionin e nevojshëm për këtë procedurë.

Është sjellë ligji për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe me mbeturinat elektrike dhe elektronike. Cilat janë përvojat e deritanishme me implementimin e këtij ligji?

Ligji për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe me mbeturinat elektrike dhe elektronike është në fuqi nga janari i vitit 2012, por filloi të aplikohet nga 1 janari i vitit 2013. Në përputhje me këtë ligj, është e ndaluar që e- pajisja e përdorur të hidhet si mbeturinë komunale dhe blerësi është i detyruar ta grumbullojë, ta ruajë dhe ta kthejë e-pajisjen e përdorur te prodhuesi, shitësi apo te personi juridik apo fizik i cili mbledh apo përpunon e- pajisje të përdorura. Kjo do të thotë që obligimi është në fuqi që dy vite.

Prodhuesit janë të detyruar, sipas këtij ligji, me harxhime të veta, në mënyrë të pavarur apo përmes mbajtësit kolektiv, të mundësojnë marrje, grumbullim të ndarë, ruajtje të përkohshme, transport, trajtim, përpunim, ripërdorim apo përpunim dhe largim të mbeturinave nga përpunimi i pajisjeve jofunksionale. Këtë, janë të detyruar ta bëjnë me grumbullimin falas të mbeturinave të pajisjeve nga shtëpitë që tregtarët i llogarisin si shfrytëzues përfundimtarë, mbledhje pa pagesë të mbeturinave nga pajisjet e shtëpive që në korniza të fraksioneve të pjesëve të mbledhura veçmas te mbeturinat komunale e mbledh mbledhësi i autorizuar, dorëzimi i pajisjeve të mbledhura në pikat e grumbullimit, në instalimet për trajtim, përpunim dhe mënjanim të pjesëve të mbetura nga ripërpunimi. Obligim i prodhuesve është edhe dorëzimi i pajisjeve të mbledhura në instalimet për trajtim, ripërpunim dhe mënjanimin e pjesëve të mbetura nga ripërpunimi.

Deri më tani në RM ekzistojnë kompani që kanë licencë për mbledhjen dhe trajtimin e këtyre lloj të mbeturinave. Për fat të keq instalime për trajtim të këtyre pajisjeve në shtet ende nuk kemi dhe kryesisht këto lloje të mbeturinave eksportohen. Një numër i prodhuesve tanimë janë të organizuar në katër kolektive punuese të cilat kanë lejen e nevojshme nga MJPP-ja. Tregtari është i detyruar të mundësojë përdoruesit e fundit me blerjen e pajisjeve të kenë mundësi për dorëzim pa pagesë të mbeturinave të pajisjeve te vendi i blerjes. Si vende për marrje llogariten enët apo më shumë enë për mbeturina të pajisjeve, të cilat janë të vendosura në hapësira të mbyllura të cilat janë rregulluar në mënyrë që nga pajisjet elektronike jofunksionale të mos bëhet rrëmujë dhe janë rregulluar në mënyrë që të mundësojhet marrja e tyre pa pengesë. Tregtari është i detyruar që nga shfrytëzuesi i fundit me shitjen e e-pajisjeve për shtëpi, falas të ndërmarrë paisjen jofunksionale nga amviseritë, nëse bëhet fjalë për e-pajisje e cila sipas funksionit të saj dhe klasifikimit në kategori është e njëjtë më e-pajisjen e shitur, dhe numri i pjesëve të pajisjeve mbeturina është sa numri i pjesëve të shitura të e-pajisjes (sistemi një për një). Për ilustrim, me blerjen e një mikseri të ri nga firma “Grunding” mund ta leni tosterin e vjetër të prishur edhe pse është i firmës tjetër “Gorenje” dhe e njëjta nuk shitet tek ky shitës.Kjo nënkupton sistem "një për një".

Qytetarët kanë mundësi t'i heqin e - pajisjet e vjetra (pavarësisht se kur është prodhuar) ose tek tregtarët me "sistemin një për një", ose ta lënë falas në qendrat grumbulluese që duhet të vendosen në komuna (nga ana e kryetarëve të komunës brenda vitit 2015 për vendet urbane, dhe deri në vitin 2017 për vendet rurale) edhe atë për 30 000 banorë më së paku një qendër e këtillë grumbullimi, ku do të munden qytetarët të sjellin edhe lloje të tjera të mbeturinave komunale, si mobilie dhe të ngjashme, dhe mundësia e tretë është që ta dërgojnë direkt në ndonjë deponi (që posedon leje për mbledhje dhe trajtim të këtyre mbeturinave).Tashmë ekzistojnë iniciativa për komunat më të mëdha (Shkup, Manastir dhe Shtip). Te sistemi një për një është me rëndësi të dihet që pajisja e dhënë duhet të jetë e të njëjtit lloj dhe me karakteristika të njëjta nga ajo që e shet shitësi, pavarësisht nga firma e prodhuesit. Si shembull, nuk munden qytetarë të kërkojnë nga shitësi që shet pajisje kompjuterike të marrë aparat për kafe. Atë mund ta çojë tek ai shitës që shet lloje të këtilla të pajisjeve.

Në kohët e fundit ka pasur shumë reagime rreth ndërtimit të shkritoreve të hekurit dhe prodhimeve nga hekuri në Komunën Probishtip.

Investitori DPTU (KRANFILD FAUNDRI “DOEL nga Shkupi deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor paraqiti Studim për vlerësim të ndikimit mbi mjedisin jetësor i cili u botua edhe publikisht. Sipas rregullores ligjore ishte organizuar debat publik më 24.09.2015 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Probishtip në të cilin ishin të pranishëm qytetarë të shqetësuar, shoqata dhe u hartua dosje e cila gjithashtu ishte publikuar edhe në ueb faqen e Ministrisë. Nga palët e shqetësuara mbërritën vërejtje në lidhje meStudimin. Duke pasur parasysh vërejtjet që u diskutuan publikisht, Studimi për OVZHS është kthyer për përpunim me paralajmërim që Studimi për OVZHS-në do të jetë lëndë për rishikime të tjera pas marrjes së Studimit në pajtueshmëri me kometet. Qëllimi i projektit është ndërtimi i shkritores moderne dhe automatike për prodhimin e hekurit. Kompleksi i industrisë do të ketë pesë pjesë të rëndësishme: shkritore me furra me indikacion dhe enë të mbyllur për hekur dytësor, repart për kontroll kompjuterik të makinerive, linjëpër prodhimin e të kallëpeve, stacion për lëmim dhe ndërtesë administrative.

Sa jeni të kënaqur nga menaxhimi dhe ruajtja e resurseve të ujit?

Uji është resurs i vetëm dhe i pazëvendësueshëm natyror me sasi të kufizuar dhe shpërndarje të pabarabartë hapësinore dhe kohore. Duke u bazuar nga fakti që të gjithë format e të jetuarit dhe të gjithë aktivitetet e njerëzve më shumë apo më pak janë të lidhura me ujin qartë e tregojnë rëndësinë e politikave për ujin. Qëllimi kryesor për menaxhim të ujit është arritja e regjimit të integruar dhe të koordinuar në territorin e R. së Maqedonisë. Kjo përfshin jo vetëm lokacione dhe ndërtime të ujësjellësve por edhe mbrojtje të sasisë dhe cilësisë së ujit në mënyrë që më së miri konsiston me lokacion të caktuar dhe kohë të caktuar. Me qëllim që të realizohet menaxhim integrues, unifikues dhe racional me ujin në Maqedoni është e nevojshme të vazhdojë procesi për zhvillim të menaxhimit me ujin përmes planifikimit, zbatimit dhe ndjekjes së efekteve nga veprimet dhe masat që duhet të bëhen dhe të krijohet kornisë juridike, financiare dhe institucionale me përfshirjen e autoriteteve, të të gjithë shfrytëzuesve të resurseve publike të ujit.

Me menaxhimin e integruar të ujërave duhet të mundësohet cilësi e mjaftueshme e ujit të pijshëm për furnizim publik, të mundësohen sasitë e nevojshme të ujit me cilësi adekuate për qëllime të ndryshme komerciale, mbrojtje të njerëzve dhe të mirave materiale nga përmbytjet dhe efekte të tjera të dëmshme nga uji. Gjithashtu është e mundur të arrihet edhe të mbrohet status i mirë i ujit tek trupat sipërfaqësore dhe nëntokësore ujore, mbrojtja e ujit dhe ekosistemit të ujit të cilat varen nga uji dhe të harmonizohen masat për menaxhimin me ujin me sektorët e tjerë të shfrytëzuesve të hapësirës. Theksi është vendosur në përdorimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, që përfshin sigurim të sasisë së mjaftueshme të ujit dhe nevojave në zhvillim të të gjithë shfrytëzuesve, duke llogaritur mundësitë natyrore të ekosistemit.

Si ministër kompetent për menaxhimin e resurseve ujore, e ndjej të nevojshme të veçoj faktin se Qeveria e R. së Maqedonisë i ndjek me vëmendje kërkesat e Unionit Evropian në fushën e menaxhimit të sistemit të ujërave dhe i zbaton kërkesat e direktivave evropiane. Uji në Republikën e Maqedonisë kryesisht përdoret për pije, në industri, për ujitje, në minierë, për prodhim të hidroenergjisë, në turizëm dhe për qëllime argëtimi. Në fushën e furnizimit me ujë për pije një nga treguesit kryesorë është se 88.9 për qind nga numri i përgjithshëm i familjeve individuale furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi publik.

Në të ardhmen është e nevojshme të bëhen aktivitete të ndryshme në pajtueshmëri me përdorimin e ujit. Theksi duhet të vendoset, gjithashtu, në përdorimin e ujit për prodhim të hidroenergjisë, sepse për momentin përdoret vetëm 26.6 për qind nga potenciali teknik i përdorshëm. Gjithashtu deri më tani janë ndërtuar dhe 106 rrjete më të vogla dhe më të mëdha për ujitje që mbulojnë 163 693 hektarë tokë të punueshme pjellore, respektivisht 49.9 për qind nga sipërfaqja që mund të jetë e ujitur. Sipërfaqja e mundshme reale për ujitje përfshin rreth 126 000 hektarë. Të dhënat që 40.1 për qind nga numri i përgjithshëm i apartamenteve nuk janë të pajisura me instalime që i çojnë ujërat e zeza nga shtëpitë në kanalizimet publike, tregon që është i vogël shqetësimi për mbrojte të mjedisit jetësorë nga ujërat e zeza në Republikën e Maqedonisë. Pjesa më e madhe e rrjetit të ndërtuar të kanalizimit na çon drejt një sistemi modern të kanalizimit. Për këtë qëllim në periudhën e kaluar Ministria u angazhua në përmirësimin dhe mbrojtjen e tërësishme të sistemit cilësor për mbledhjen, kullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Jemi të vetëdijshëm që zbatimi i kësaj kërkese është një nga më të shtrenjtat dhe e njëjta nuk mund të zgjidhet brenda natës. Por, jemi të përgatitur dhe angazhohemi që ta përmirësojmë këtë me futjen e qasjes programore që nënkupton kohë reale për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm teknik dhe ndërtim të sistemit të kullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza. Për këtë qëllim është i nevojshëm bashkëpunim i ngushtë i institucioneve kompetente dhe vetëadministrimit lokal në sigurimin e mjeteve dhe kapaciteteve institucionale për zbatimin e së njëjtës.

Në R. e Maqedonisë stacione filtruese për ujërat e zeza me trajtim dytësor ka në: Kumanovë, Berovë, Prespë, Strugë, Shën Nikollë, Dojran, Makedonski Brod dhe duke u ndërtuar janë në Prilep, Gjevgjeli, Koçan. Në kuadër të IPA-së janë duke u zbatuar aktivitetet e mëposhtme: Ndërtim i stacionit filtrues për ujëra të zeza në Radovish, Kërçovë dhe Strumicë, Rehabilitim dhe zgjerim i rrjetit të kanalizimit në Kumanovë dhe Berovë, Përmirësim të stacionit filtrues në Vranishtë (Ohër/Strugë) dhe zgjerim të sistemit kolektor Kalishtë-Rodogozhdë si dhe zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të kanalizimit në Vevçan, Oktisi, Belica e Poshtme dhe një pjesë e Veleshtës, dhe mbikëqyrjen e punëve, Përgatitjen e studimeve (FC, EIA CBA), dokumentacion projektues dhe një pjesë të dosjes së tenderit për projekte investuese për grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza në komunat Kërçovë, Veles dhe Shtip, Ndërtim i ujësjellësit në Tetovë.



Para pak kohësh ishit organizatori kryesorë i IQE Konferencës ministrore "Drejt Samitit për klimën në Paris 2015". Cilat janë mbresat tuaja nga konferenca?

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor më 6 nëntor të vitit 2015 në bashkëpunim me Iniciativën Qendrore Evropiane (IQE) e organizoi konferencën ndërkombëtare ministrore "Drejt Samitit për klimën në Paris 2015", sfida për vendet anëtare të IQE-së, në të cilin më shumë se 150 pjesëmarrës të rangut të lartë, mes të cilëve 9 delegacione në nivel ministror, 16 përfaqësues nga ambasadat në RM, si dhe disa institucione shkencore, organizata joqeveritare ndërkombëtare dhe vendase, këmbyen ide dhe pikëpamje në lidhje me sfidat në pjesën e ndryshimeve klimatike me të cilat përballen vendet anëtare të IQE-së dhe përpjekjet e tyre për uljen e vlerave në rritje të karbonit. Vlerën e konferencës e njohën shumë përfaqësues të lartë nga bashkësia vendore dhe ndërkombëtare.

Në hapjen, fjalë përshëndetëse pati edhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski, përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Vinton, këshilltari special i sekretarit të përgjithshëm të IQE-së, Roso Ҫiçona dhe drejtuesi i Departamentit të delegacionit të BE-së Mauro di Veroli. Vendet që morën pjesë në konferencë ndër të cilat Austria, Shqipëria, Bosnja dhe Hercergovina, Kosova, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Mali i zi i prezantuan të ashtuquajturat "Kontributet e duhura kombëtare për të reduktuar ndryshimet klimatike". Në konferencë u miratua deklarata, me të cilin u shpreh përgatitje e përbashkët për bashkëpunim me qëllim të arritjes së shtimit "të gjelbër" për rajonin e IQE.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Kontributin e duhur kombëtar për reduktim të ndryshimeve klimatike. I njëjti u dorëzua deri te Sekretariati i Konventës kornizë për ndryshime klimatike në KB si shteti i 23-të në botë. Kontributi kombëtar parasheh që të zvogëlohen emetimet e dioksidit të karbonit nga djegiet e mbetjeve fosile për 30 %, në fakt për 36% në nivel më të lartë të ambicies, deri në vitin 2030 në raport me skenarit që i referohemi.

Në pjesën e dytë të konferencës u mbajt tryezë e rrumbullakët në të cilën panelistët ishin të fokusuar në temat: Roli i shkencës si nxitës i emisioneve të ulëta të CO2; nevojat për reforma në arsim për përgatitje të gjeneratave të ardhshme me sfidat të lidhura me klimën; ngritja e vetëdijes së opinionit përmes ndërtimit të filozofisë për shoqëri me nivel të ulët të karbonit tek çdo individ; pranimi i modelit të ekonomisë me nivele të ulëta të karbonit etj. Mbajtja e konferencës ishte ndihmuar nga Sekretariati i IQE-së, Qendrës Rajonale për Mjedis Jetësor, Milieukontakt Maqedoni dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Përdorimi i fondeve evropiane është një nga qëllimet kryesore në punën tuaj. Sa efikas është zbatimi i tyre

Mjetet që përdoren nga fondet evropiane janë me rëndësi të madhe për zbatimin e projekteve kapitale. Projekte që janë në fazën e realizimit janë: "Ndërtim i stacionit filtrues për ujëra të zeza në Prilep", "Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Prilep dhe jashtë Prilepit”, “Rehabilitim dhe vazhdim të rrjetit të kanalizimit në Prilep-faza e dytë”, dhe në fazë përfundimtare është projekti për përgatitjen e dokumentacioneve projektuese për ndërtim të sistemit të filtrimitt të ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë dhe projekti për përgatitjen e dokumentacionit për projektin për rehabilitim dhe zgjerim të rrjetit të kanalizimit për Qytetin e Shkupit. Në vitin 2015 duhet të fillojë projekti për përgatitje të dokumentacionit për ndërtim të sistemit të filtrimit të ujërave të zeza në Gostivar, Kavadarc, dhe Dibër dhe gjithashtu para nënshkrimit është marrëveshje për reforma në sistemin e furnizimit me ujë, mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të zeza në nivel lokal. Projektet që janë në tenderim- Plani B parashohin ndërtim të sistemeve të filtrimit të ujërave të zeza në Radovish, Kërçovë dhe Strumicë si dhe rehabilitim dhe zgjerim të rrjetit të kanalizimit në Kumanovë dhe Berovë.

Si është bashkëpunimi me organizatat joqeveritare?

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që nga formimi i saj ka krijuar bashkëpunime të mira me shoqëritë civile që ndikojnë në fushën e mjedisit. Me bashkëpunim të mirë nuk nënkuptoj ndërrim të fjalëve lavdëruese çdoherë dhe me çdo kusht, por dialog konstruktiv përmes së cilit definohen problem dhe mospërputhjet, këmbehen mendime dhe gjenden zgjidhje të përbashkëta dhe produktive. Zëri i opinionit i treguar përmes shoqërive civile për ne është një tregues i rëndësishëm si mund ta përmirësojmë punën, produktivitetin,ndërsa janë në interes të mjedisit jetësor. Aktivitetet tona në raport me OJQ-të bazohen në Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me shoqëritë civile dhe janë në pajtueshmëri me tre shtyllat e konventës së Arhusit, ndërsa përmes programit vjetor për investim në mjedisin jetësor një pjesë e fondeve janë dedikuar për përkrahje të projekteve të organiztave joqeveritare. Dhe ajo që do doja ta theksoja në veçanti, dhe që ka të bëjë me transparencën e lëshimit të A-lejeve të integruara dhe me sjelljen e dokumenteve dhe planeve strategjike, është që shoqëritë civile dhe opinioni janë të kyçura në të tre proceset që nga fazat e hershme.

Suzi Koteva Stoimenova - Boris Kunoski, MIA

Publikuar: 11.12.2015 | 16:57
Lexuar: 656 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime