Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, me rastin e promovimit të Zyrës për antikorrupsion, theksoi se kjo zyrë në masë të madhe do tju ndihmojë studentëve që të largojnë frikën që e kanë pasur deri tani dhe më me guxim të lajmërojnë rastet e korrupsionit të cilës do natyrë qofshin ato.
Studentët e USHT-së, prej sot (01.07.2010 e martë) kanë mundësi që të paraqesin të gjitha rastet e korrupsionit në zyrën që funksionon në kuadër të Parlamentit Studentor dhe që për këtë qëllim u promovua nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, zëvendësesminstreshës Lindita Qazimi dhe kryetarit të Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
Ministri Todorov, me rastin e inaugurimit të kësaj zyre, sqaroi se paraqitja e rasteve të korrupsionit do të bëhet në mënyrë anonime, me anë të plotësimit të formularëve në internet. Më pas këto informata do të dërgohen në Zyrën për antikorrupsion që funksionon në kuadër të MASH. Sipas ministrit Todorov, varësisht nga përmbajtja e formularëve dhe rasteve, ato do të ridërgohen në MPB, Inspektoratit shtetëror të arsimit, ose revizionit të brendshëm.
Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, me rastin e promovimit të Zyrës për antikorrupsion, theksoi se kjo zyrë në masë të madhe do tju ndihmojë studentëve që të largojnë frikën që e kanë pasur deri tani dhe më me guxim të lajmërojnë rastet e korrupsionit të cilës do natyrë qofshin ato.
Sipas Arsllanit deri më tani nuk ka pasur raste të paraqitjes së kësaj dukurie, ne jemi në teren për çdo ditë. Bisedojmë me studentët dhe deri më tani nuk na kanë paraqitur ndonjë rast më drastik. Deri më tani kemi pasur vetëm disa raste të pakta, kur janë ankuar se disa profesorë kërkojnë që të mësohet nga librat e tyre, gjë që deri diku mund të them se është në rregull, pasi profesorët kanë dhënë mund për një gjë të tillë, theksoi Kryetari i Parlamentit të USHT-së, Shaban Arsllani, me rastin e promovimit të Zyrës për antikorrupsion që do të funksionojë në kuadër të Parlamentit Studentor të USHT-së.
Sipas projektit të MASH, Zyra të këtilla do të hapen në të gjitha universitetet në vend.