E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ardhmëria është në duart tuaja, Ju e dini si të përmirësoni botën në të cilën jetojmë, Ju rini jeni ata të cilët do të bashkoni Evropën", potencoi Ademi
Ministri Ademi mori pjesë në Konferencën Kombëtare Konsultative në Vjenë









Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në Konferencën kombëtare konsultative, dedikuar implementimit të marrëveshjes së gushtit midis kryeministrave të vendeve nga Ballkani perëndimor të cilët në Vjenë u angazhuan për krijimin e bashkëpunimit rajonal të të rinjve.

"Konferenca Kombëtare Konsultative është e para e këtij lloji ku palët e interesuara e organizojnë në nivel më të lartë me përfaqësues të ministrive, misioneve diplomatike dhe persona drejtpërdrejtë të përfshirë në këtë proces, por njëkohësisht duhet të theksohet se Republika e Maqedonisë përmes dy përfaqësuesve të vet në mënyrë aktive merr pjesë në grupet punuese për krijimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve", theksoi ministri Ademi.

Qëllimi i krijimit të Zyrës rajonale për bashkëpunim e të rinjve, tha Ademi është që të nxisë bashkëpunimin rajonal të të rinjve nga Ballkani Perëndimor përmes identifikimit të interesave të përbashkëta të cilat do të inkurajojnë solidaritet mirëkuptim dhe miqësi, si dhe promovimin e të njëjtave përmes parimeve të barazisë, inkluzivitetit dhe bashkëpunimit.

"Programi dhe aktivitetet e Zyrës do të forcojnë procesin e barazimit të të rinjve të Ballkanit perëndimor dhe do t'i luftojnë stereotipet, racizmin, ksenofobinë, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin në baza etnike dhe fetare", tha Ademi duke shtuar se krijimi i zyrës është që të bashkohen të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, dhe në këtë mënyrë një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të Ballkanit Perëndimor.

Besoj se bashkëpunimi rajonal i të rinjve do të kontribuojë në krijimin e një bote më të mirë për të jetuar, ekonomikisht të pavarur dhe vend më të fuqishëm, sepse të rinjtë janë ardhmëria e çdo vendi, të cilët me idetë dhe mendimet e tyre do të kontribuojnë në afrimin e popujve pavarësisht qëndrimeve dhe politikave të ndryshme.

"Ardhmëria është në duart tuaja, Ju e dini si të përmirësoni botën në të cilën jetojmë, Ju rini jeni ata të cilët do të bashkoni Evropën", potencoi Ademi

Publikuar: 12.12.2015 | 14:13
Lexuar: 586 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime