E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, këto gara i shpalli të hapura, kurse ekipeve u dëshiroj suksese gjatë këtyre tri ditëve sa do të zgjasin këto aktivitete”, tha Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së, Prof. dr. Ajri Ziba.
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit


Me organizimin e aktiviteteve sportive nga Fakulteti i Kulturës Fizike, Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot e hapi siparin e agjendës për shënimin e 21 vjetorit të themelimit.

Në hapjen solemne të garave në futboll të vogël morën pjesë Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Arsim, Prof. dr. Reshat Qahili, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, Kryetari i Parlamentit Studentor, Ardian Bilalli, dekanë, senatorë, prodekanë, shefa të programeve studimore, profesorë dhe studentë.

Aktivitetet sportive i hapi Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Ajri Ziba, i cili theksoi se përveç turneut në futboll të vogël, ku marrin pjesë ekipe nga të gjitha fakultetet e USHT-së, do të organizohen gara edhe në basketboll dhe gjimnastikë.

"Të nderuar, mirë se keni ardhur në hapjen solemne të aktiviteteve sportive në futboll të vogël, basketboll dhe gjimnastikë sportive, për nderë të festës kushtuar 21 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, këto gara i shpalli të hapura, kurse ekipeve u dëshiroj suksese gjatë këtyre tri ditëve sa do të zgjasin këto aktivitete”, tha Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së, Prof. dr. Ajri Ziba.

Ndeshja e parë e garave në futboll të vogël, u zhvillua në mes të ekipit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore dhe ekipit të Fakultetit Ekonomik. Prodekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Doc. dr. Haki Ismaili tha se në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë gjithsej 11 ekipe, nga 11 fakultetet e USHT-së.

Garat në futboll të vogël do të përfundojnë më 15 dhjetor (e mërkurë), me finalen që do të zhvillohet në ora 12.00, mes dy ekipeve më të mira, ndërsa më pas do të ndahen çmimet për tri vendet e para.
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit
USHT i filloi aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të themelimit

Publikuar: 14.12.2015 | 18:02
Lexuar: 722 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime