E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky matematicient i talentuar nga Gostivari, disa vite më radhë arrin suksese në garat vendore dhe ato ndërkombëtare në matematikë dhe fizikë. Learti, arsimin e mesëm e kryen në shkollën e mesme private "Jahja Qemal".
15-vjeēari Leart Taravari, fiton medaljen e bronztė pėr matematikė nė Ballkaniadė











Kryetari i komunës së Gostivarit e shpërbleu fituesin e medaljes së bronztë për matematikë në Ballkaniadë

Fituesi i medaljes së bronztë në Olimpiadën e fundit ballkanike në matematikë, 15-vjeçari Leart Taravari sot nga kryetari i komunës së Gostivarit mori mirënjohje dhe shpërblim në të holla për suksesin.

Ky matematicient i talentuar, nga fundi i qershorit, në qytetin rumun Valçea, ishte pjesë e ekipit gjashtëanëtarësh nga Maqedonia.

Gjatë bisedës me kryetarin e komunës Rufi Osmani, Learti tha se konkurrenca e garuesve ishte e fortë, por me diturinë e tij megjithatë ka arritur në piedestal.

Osmani e inkurajoi këtë gjimnazist dhe i dëshiroi sukses në shkollimin e tij dhe se në të ardhmen, komuna do të ndihmojë çdo pjesëmarrje të tij në garat ndërkombëtare.

Ky matematicient i talentuar nga Gostivari, disa vite më radhë arrin suksese në garat vendore dhe ato ndërkombëtare në matematikë dhe fizikë. Learti, arsimin e mesëm e kryen në shkollën e mesme private "Jahja Qemal".

Publikuar: 01.07.2010 | 23:29
Lexuar: 848 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime