E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë rast, zëvendësministri Alimi theksoi se ministria e Transportit do të vazhdojë më mbështetjen e komunave për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Përurohen rrugë në fshatin Nepreshten dhe Glloxhë të Komunës së Tearcës



Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi, kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani dhe kyetari i degës së BDI-së në Tearcë dhe anëtarë i kryesisë qendrore, dr. Shaban Mehmeti sot kanë përuruar dy rrugë në Komunën e Tearcës, rrugën në fshatin Nepreshten dhe në fshatin Glloxhë.

Në këtë rast, zëvendësministri Alimi theksoi se ministria e Transportit do të vazhdojë më mbështetjen e komunave për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me pushtetin vendor, me kryetarin e komunës, ndihmuam në investimet në këtë pjesë të rrugës, si Ministri e Transportit investuam në vlerë prej 9 milion denarë dhe konform kërkesave të qytetarëve arritëm që sot këtë pjesë të rrugës ta bëjmë realitet. Normalisht nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë edhe me investime tjera në komunën e Tearcës në bashkëpunim normalisht duke vu në prioritet kërkesat e komunës apo të qytetarëve të kësaj komune”, tha Alimi. Ai shtoi se rruga në fshatin Glloxhë që lidh vendbanimet Tearcë, Përshevcë dhe Glloxhë kap vlerën prej 27 milion denarëve.

Ndërkoh, kryetari i Komunës së Tearcës u shpreh se bashkëpunimi me pushtetin qendror do të vazhdojë në realizimin e projekteve të ndryshme.

“Ne si komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe duke patur parasysh kërkesat e qytetarëve, banorëve të fshatit Neproshten, ju kemi dal në ndihmë dhe falë bashkëpunimit pushtet vendor dhe pushtet qendror, sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje e cila u konkretizua dhe u realizua. Kështu që ne i përgëzojmë edhe banorët e këtij fshati për rrugën kryesore të këtij fshati që më në fund u bë realitet dhe u asfaltua, atë që e potencoi edhe zëvendës ministri, rrugën në vlerë 9 milion denarë. Kështu që si komunë ne në këtë vendbanim duke patur parasysh kërkesat edhe në të kaluarën që kanë qenë, me një fjalë në mandatin tim dhe periudhën gjashtë vjeçare janë realizuar ujësjellësi për këtë vendbanim, nxemja qëndrore në këtë shkollë, fusha e sportit, rrugica dhe rruga kryesore që sot ne e përurojmë. Vlera e përgjithshme arrin vlerën mbi 760 mijë euro për këtë vendbanim", tha Asani.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme delegacioni i BDI-së vizitoi NP Hekurrudhat e Maqedonisë-Infrastruktura ku u njoftuan për investimet që janë bërë në infrastrukturën hekurrudhore.

Publikuar: 16.12.2015 | 18:19
Lexuar: 781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime