E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngarkesa e ulët tatimore, kushtet e mira administrative, fuqia cilësore e punës dhe logjistika dhe infrastruktura janë arsyet për shkak të cilave kompanitë e Belgjikës kanë shprehur interes për investime.
Kompanitë belge të interesuara për investime në Maqedoni

Mundësitë për investime në Maqedoni dje ishin prezantuar para 100 kompanive belge në forumin e biznesit në Antversë, Belgjikë, nga ana e delegacionit të Maqedonisë të udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski.

Kompanitë kanë shprehur interes të madh për investime, ndërsa pritet në periudhën që vijon disa prej tyre edhe ta vizitojnë Maqedoninë që të vërtetohen kushtet të cilat u ofrohen kompanive të huaja. Ngarkesa e ulët tatimore, kushtet e mira administrative, fuqia cilësore e punës dhe logjistika dhe infrastruktura janë arsyet për shkak të cilave kompanitë e Belgjikës kanë shprehur interes për investime.

"Vizita në pjesën flamene të Belgjikës, respektivisht në Anversë, kaloi me sukses, kemi pasur rreth 100 kompani. Jam shumë i kënaqur që kompanitë shprehën kënaqësi nga kushtet që i dëgjuan për udhëheqje të biznesit. Bëhet fjalë për një rajon të pasur, një nga rajonet me kompani më të suksesshme në Belgjikë. Në këtë aspekt, ka interes për kushtet që i ofron Maqedonia, si ngarkesë e ulët tatimore, kushtet e mira administrative, lirimi nga tatimet në pjesën e zonave, fuqia e punës cilësore dhe logjistika e mirë dhe infrastruktura që e ofron vendi ynë, si dhe mundësitë të cilat i japim si vend, ku vazhdimisht zbatohen reformat për përmirësimin e klimës së biznesit", deklaroi zëvendëskryeministri Stavreski.

Prania e "Van Hul", si ndërmarrje e rëndësishme nga Belgjika në Maqedoni, sipas Stavreskit ndihmon në tërheqjen e investimeve nga ky rajon, sepse kompanitë shohin se ka investim të suksesshëm në Republikën e Maqedonisë, gjë që do të tërheqë investime të reja.

Pres në dy-tre muajt e ardhshëm të kemi disa vizita në bazë të asaj që biseduam me biznesmenët dhe interesin e tyre dhe një pjesë nga këto vizita të rezultojnë me investime të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës, tha Stavreski.

Sipas pronarit të "Van Hul", qasja qeveritare ndaj biznesit dhe zgjidhjes së shpejtë të problemeve janë faktorët kyç për shkak të të cilave një numër gjithnjë e më i madh i kompanive të huaja të vendosin të intervenojnë në Maqedoni. Biznes klima e mirë gjithashtu është shkaku kryesor, ndërsa dëshmi për këtë janë investimet e vazhdueshme dhe hapja e reparteve të reja të investuesve veçmë ekzistues.

"Na pëlqen qasja qeveritare ndaj biznesit. Kemi qasje të drejtpërdrejtë me kompetentët dhe kur ekziston problem ai menjëherë zgjidhet. Gjithsesi biznes klima është shumë pozitive. Punojmë nën kapacitet të plotë. Para dy ditëve filluam me program të ri investues, dhe planifikojmë edhe mëtej të investojmë në Maqedoni. Ndërkohë, kemi bindur edhe investues tjerë belg të vijnë në Maqedoni, ndërsa disa prej tyre vendosën të investojnë. Mirë është që kemi mentalitet të njëjtë. Mua posaçërisht më pëlqen ajo që ka punëtorë të kualifikuar, si dhe fleksibiliteti i tyre", thotë Filip Van Hul, pronar i kompanisë "Van Hul".

Belgjika është mes dhjetë partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë. Këmbimi tregtar me këtë vend evropian nga viti në vit në vazhdimësi po rritet. Për 10 muajt e parë nga ky vit, këmbimi tregtar me Belgjikën arrin 155,9 milionë dollarë, prej të cilave 101 milionë llogariten në eksportin nga Maqedonia. Vitin e kaluar këmbimi tregtar është rritur për 9,6 për qind, ndërsa eksporti nga Maqedonia në Belgjikë për 3,4 për qind. (MIA)

Publikuar: 17.12.2015 | 13:08
Lexuar: 693 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime