E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, këto takime janë jashtëzakonisht të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa niveli i vendosur i organizimit të rregullt të takimeve të tilla do të kontribuojë për rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve.
Biznesmenët e Maqedonisë e thellojnë bashkëpunimin me kompanitë hungareze


Një delegacion biznesi njëzetanëtarësh nga Maqedonia merr pjesë në forumin ekonomik Hungari-Maqedoni që dje dhe sot mbahet në Budapest.

Gjatë forumit u mbajtën takime zyrtare mes kompanive nga të dy vendet dhe u krijua mundësi për bashkëpunim më të madh të mëtejmë, ndërsa u nënshkruan edhe memorandume me Odën Bujqësore Hungareze dhe me odat rajonale nga Hungaria në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë Aneta Dimovska, përfaqësues prej më shumë ministrive dhe institucioneve shtetërore, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, si dhe firma nga odat rajonale nga Shkupi, Shtipi, Kavadari dhe Manastiri.

Sipas sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, këto takime janë jashtëzakonisht të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa niveli i vendosur i organizimit të rregullt të takimeve të tilla do të kontribuojë për rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve.

Drejtoresha e Drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe oda rajonale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Snezhana Kamillovska-Tërpovska vlerësoi se për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe lidhshmërisë me Hungarinë ka interes për bashkëpunim me kompanitë hungareze, posaçërisht në industrinë ushqimore, bujqësi dhe industri të verërave.

Ajo shtoi se Maqedonia ka interes të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë dhe sipas saj ky bashkëpunim duhet të vazhdojë të intensifikohet sepse ka mudnësi në disa sfera.

"Rritje e aktivitetetit ekonomik ndërmjet subjekteve afariste nga të dy vendet, pa dyshim do të jetë e mundur dhe e pritur nëse si oda e nxisim paraqitjen e përbashkët dhe pjesëmarrje të kompanive nga Maqedonia dhe Hungaria në tenderë ndërkombëtarë, financim të përbashkët të prodhimtarisë dhe tregtisë, realizim të projekteve potenciale zhvillimore, si individuale, ashtu edhe projekte për paraqitje të përbashkët, ndihmë të kompanive eksportuese-të orientuara për hyrje në tregje të treta dhe të tregjeve të BE-së, trajnim të kuadrove për ndjekje të teknologjive të reja, tejkalimin e deficitit ekzistues nga profile të caktuara specifike në veprimtari konkrete, bashkëpunim për përpunim të projekteve të përbashkëta me qëllim të shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga fondet e BE-së të programeve të reja shtatëvjeçare "Horizont" dhe "Kosme"", theksoi Kamillovska-Tërpovska.

Këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet dy shteteve në periudhën janar - shtator të këtij viti arriti vlerën prej 63,39 milionë dollarëve amerikanë, që paraqet rënie prej 18,79 për qind në krahasim të periudhës së njëjtë në vitin 2014. Në atë rast, është realizuar eksport në vlerë prej 14,8 milionë dollarë amerikanë, përkatësisht rritej prej 22,53 për qind, përderisa saldoja importuese paraqet 48,5 milionë dollarë apo tejkalim prej 26,36 përqindëve. Deficiti tregtar i palës së Maqedonisë paraqet 33,7 milionë dollarë.

Publikuar: 17.12.2015 | 16:08
Lexuar: 642 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime