E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Organizatorët shprehen se protestat e këtilla do vazhdojnë edhe ditëve në vijim, por këtë radhë do të bllokojnë institucionet e Tetovës, komunën, Gjykatën, policinë.
Protestë në Tetovë kundër ndotjes së ajrit
Mijëra banorë të Tetovës kanë vërshuar rrugët e qytetit në protestat masive kundër ndotjes enorme të ajrit. Protestuesit bllokuan të gjitha hyrja daljet e qytetit dhe kërkuan zgjidhjen përfundimtare të problemit me kombinatin e Jugohromit, i cili konsiderohet si ndotësi kryesor.

Si asnjëherë më parë, sot janë bërë bashkë shqiptarë, maqedonas, turq dhe të gjithë bashkësitë e tjera etnike të cilat njëzëri kërkuan nga qeveria të zgjidh problemin e ndotjes së ajrit. Në të kundërtën, tetovarët u kërcënuan se do të ndërmarrin masa më radikale.

“Si duket populli ende se ka kuptu se është një helmim total këtu. Nuk e di a në baza partiake a çka bëhet këtu, por, Qeveria maqedonase është duke helmuar popullin tonë. Shqiptarët me çdo kusht duhet të protestojnë, të mbyllet çdo lokal, që kjo të merr fund”, tha një tjetër banor.

“Çdo ditë duhet të protestohet kështu në këtë mënyrë , përndryshe na helmuan popullin krejt”, u shpreh një banor.

Organizatorët shprehen se protestat e këtilla do vazhdojnë edhe ditëve në vijim, por këtë radhë do të bllokojnë institucionet e Tetovës, komunën, Gjykatën, policinë.

“Qëllimi ynë është shumë i pastër, duam ajër për fëmijët tanë. Duam ajër për ardhmërinë tonë duam ajër për veten sepse nuk mund të vazhdojmë të ngulfatemi në këtë qytet. Do mbahen protesta edhe nesër, janë paralajmëruar nga EkoGuerilla ne si lëvizje Nëna dhe Fëmija do i përkrahim gjithnjë”, deklaroi Igballe Ferati – Preshova, organizata ‘Nëna dhe Fëmija’.

Protesta e sotme kaloi e qetë dhe pa incidente ndërkohë që protesta masive priten edhe nesër në Sheshin Iliria në orën 13.

Publikuar: 17.12.2015 | 16:40
Lexuar: 904 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime