E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Masat, potencoi BPRM-ja, nuk do të thotë se bankat do të ndalojnë dhënien e kredive konsumatore me afate më të gjata, por është reale të pritet që bankat të ndjekin sinjalin e Bankës Popullore dhe do të kontribuojnë për të ngadalësuar rritjen e shpejtë të këtyre kredive.
BPRM vendos masa për ngadalësimin e rritjes së kredive afatgjate të konsumit









Këshilli i Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin me të cilin vendosen masa për të ngadalësuar rritjen e lartë të kredive afatgjata të konsumit.

Masat, siç sqarohet në kumtesën e BPRM-së, vendosen për të kufizuar rreziqet potenciale nga rritja e përshpejtuar e kredive afatgjata të konsumit, respektivisht për të ndikuar në mënyrë parandaluese në sinjalet për rreziqet e ardhshme potenciale nga këto kredi.

"Me këtë vendim rritet kërkesa e kapitalit për bankat për kreditë afatgjata të konsumit me një afat të barabartë ose më të gjatë se tetë vjet. Në mënyrë që të mos shkaktohen tronditje më të mëdha në tregun e kreditimit të konsumit, por shkallët e rritjes të reduktohen në një nivel të matur, kjo masë është e kahëzuar vetëm ndaj kredive të sapomiratuara afatgjata të konsumit, respektivisht kredi me një afat të barabartë ose më të gjatë se tetë vjet të miratuara pas datës 01.01.2016, e cila përfshin edhe prolongimet dhe ristrukturimet", thuhet në kumtesë.

Masat, potencoi BPRM-ja, nuk do të thotë se bankat do të ndalojnë dhënien e kredive konsumatore me afate më të gjata, por është reale të pritet që bankat të ndjekin sinjalin e Bankës Popullore dhe do të kontribuojnë për të ngadalësuar rritjen e shpejtë të këtyre kredive.

Në dy vitet e fundit, sipas BPRM-së, vërehet një rritje e shpejtë në kreditë konsumatore, kryesisht të atyre me afat maturimi mbi dhjetë vjet, norma vjetore e rritjes së cilës në muajin shtator të këtij viti arriti në 47.5 për qind. Tek kreditë konsumatore jofuksionale rritja është e matur, por përshpejtohet në muajt e fundit.

Që të parandalohet mundësinë e kahëzimit të huamarrjes ndaj kartelave të kredive dhe tejkalimin e llogarive transakcionale paraqitet edhe kërkesë më e lartë kapitale edhe për rritjen e tejkalimit të llogarive transakcionale dhe të kartelave kreditore të realizuar më 31 dhjetor. "Dhe në këtë rast, masa nuk ka të bëjë me shumën ekzistuese të mbi tërheqjeve të miratuara dhe të përdorura në llogaritë e transakcionit dhe të kartelave kreditore, por kontribuon për rritjen e tyre të mëtejshme eventuale", thonë nga BPRM-ja.

Me këtë vendim, siç thekson BPRM-ja, krijohen kushte për lehtësim të qasjes së personave juridik, kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në shërbimet financiare. Gjegjësisht, reduktohet kërkesa e kapitalit për garancitë e lëshuara nga ana e bankave me të cilat garantohet pagesa në bazë të një marrëdhënie biznesi e konsumatorit dhe për kërkesat e bankave që janë të siguruara me prona komerciale që plotësojnë kushtet e caktuara.

Këshilli miratoi edhe ndryshimet e Vendimit për menazhim me rrezikun e kredisë, sipas të cilit duke filluar më 30 qershor të këtij viti, bankat do të kryejë shlyerje të të gjitha kërkesave që janë tërësisht të rezervuara më gjatë se dy vjet, respektivisht tek të cilat para së paku dy viteve banka ka konfirmuar dhe tërësisht e ka mbuluar rreziku i kredisë nga mospagesa.

Në seancën e sotme është shqyrtuar edhe Politika për menaxhimin dhe investimin e rezervave devizore të Republikës së Maqedonisë, si dhe Programi për punën e Bankës Popullore për vitin 2016. (MIA)

Publikuar: 17.12.2015 | 17:35
Lexuar: 589 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime