Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi dje kandidatin për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Alexander Arvizu është diplomat kariere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, zoti Arvizu është drejtor i zyrës së zhvillimit të karierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë, ai ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Byronë e çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.
Ai ka shërbyer si zv/Shef i Misionit në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
I lindur në Kolorado, zoti Arvizu ka përfunduar studimet pas universitare në Universitetin Georgetown.