E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu që sot së bashku me zëvendësministrin e Transportit Halimi konstatuam se punët deri më tani rrjedhin sipas dinamikës së paraparë”, tha kryetari Duraku.
Aksi rrugor Bellanoc – Stancic që lidhë Maqedoninë me Kosovën, përfundon brenda vitit 2016









Një delegacion i BDI-së, i udhëhequr nga zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi dhe kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, sot kanë inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës Belanoc – Stançiç.

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi tha se punimet për ndërtimin e kësaj rruge, që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Kosovës rrjedhin mirë dhe se ky projekt do të përfundojë në afatin e paraparë, pra ne vitin 2016.

“Sot për së afërmi u njohem se si rrjedhin punimet në ndertimin e aksit rrugor Bellanoc – Stancic, me crast konstatuam se punët rrjedhin mirë dhe sipas planit të paraparë pritet të përfundojnë edhe punimet. Ajo që dëshirojë të theksojë se nuk ka ngecje në ndërtim e këtij aksi rrugor”, tha zëvendës ministri Halimi.

Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge do të lidh dy vendet, Maqedoninë dhe Kosovën dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Likovës. Ai njëherit paralajmëroi hapjen e Zonës së lirë ekonomike në këtë komunë, dhe vendimi për fillimin e procedurave për hapjen e kësaj zone, tha kryetari Duraku, është marrë nga Qeveria e RM-së

“Unë mendoj se është bërë një punë e madhe dhe e mbarë për qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë. Kështu që sot së bashku me zëvendësministrin e Transportit Halimi konstatuam se punët deri më tani rrjedhin sipas dinamikës së paraparë”, tha kryetari Duraku.
Aksi rrugor Bellanoc – Stancic përfundon brenda vitit 2016

Publikuar: 17.12.2015 | 19:25
Lexuar: 858 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime