E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

San Sebastian është qytet port në Spanjën veriore, në krahinën Baskia, dhe kryeqytet i provincës Gipusko. I njohur është edhe si Donostija sipas emërimit bask.
San Sebastian dhe Vroclav - kryeqytete evropiane të kulturës në vitin 2016







Qyteti spanjoll San Sebastijn dhe ai polak Vroclavi do ta ndajnë titullin "Kryeqendra evropiane e kulturës", në vitin 2016. E ndërmarrin nga qyteti belg Mons dhe ai çek Plzen, të cilët këtë vit e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.

Festivalet, ekspozitat, filmat, prezantimet janë mes shumë ngjarjeve në San Sebastian, të cilat do ta promovojnë kulturën dhe arsimin si instrumente të transformimit social. Organizatorët presin që qyteti, i cili për projektin përgatitet nga viti 2011, do të jetë cak i të dashuruarve në turizmin kulturor.

Motoja dhe ideja bazë e kandidimit të qytetit në garë për titullin është "valët e energjisë" me porosi se njerëzit dhe mobiliteti janë fuqi e vërtetë lëvizëse për ndryshimet në botë, përkatësisht e kanë rolin udhëheqës në gjetjen e zgjidhjes për sfidat e reja globale.

San Sebastian është qytet port në Spanjën veriore, në krahinën Baskia, dhe kryeqytet i provincës Gipusko. I njohur është edhe si Donostija sipas emërimit bask.

Tregtia dhe turizmi këtu janë veprimtaritë kryesore, ashtu që qyteti është mes destinacioneve më të rëndësishme në Spanjë dhe në Evropë. Është i njohur për nga arkitektura, ndërsa për afirmimin e tij ndërkombëtar kontribuoi edhe Festivali filmik internacional në San Sebastian.

Vroclav, megjithatë, është qytet në Poloninë jugperëndimore, i cili shtrihet nga të dy anët e lumit Odra. Nëpër qytet rrjedhin katër degë të lumit dhe ka rreth dy qind ura. Qyteti për herë të parë përmendet në 1000 vjetorin e themelimit të dioqezës së Vroclavit.

Çmimet filmike evropiane, shfaqjet skenike në teatri Olimpiad dhe takimi i koreve evropiane janë vetëm disa nga ngjarjet kulturore të cilat vitin e ardhshëm do të mbahen në Vroclav. Janë planifikuar qindra ngjarje të ndryshme kulturore në suaza të programit, të cilin organizatorët e treguan në qershor, kur potencuan se viti 2016 do të jetë viti më i rëndësishmi në historinë e pasluftës së qytetit.

Slloganet e projektit "Vroclav - Kryeqytet evropian i kulturës 2016" janë "Hapësira për bukuri" dhe "Metamorfozat e kulturës", që e thekson identitetin multikulturor të Vroclavit.

Komisioni Evropian çdo vit përcakton nikoqir nderi të këtij projekti. Tradita filloi në vitin 1985, kur Athina ishte kryeqytet kulturor i kontinentit të vjetër. Qëllimi është të promovohet ndjenja e bashkësisë në BE, por laureatit kjo i sjellë edhe para nga fondet evropiane, me çka vendet mund të financojnë projekte të mëdha dhe programe nga fusha e kulturës. Kriter për zgjedhjen është gatishmëria e qytetit që t'i organizojë ngjarjet të cilat zgjasin tërë vitin kalendarik.

Për zgjedhjen vendos Komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimin e sjell katër vite më parë. Atë e shqyrton edhe Parlamenti Evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së.

Në vitin 2017 kryeqytete të Kulturës në Evropë do të jenë Orhus (Danimarkë) dhe Pafos (Qipro), në vitin 2018, qyteti holandez Leuvarden dhe kryeqyteti i Maltës, Valeta, në vitin 2019, qyteti italian Matera dhe qyteti bullgar, Plovdiv.

Publikuar: 18.12.2015 | 12:08
Lexuar: 1982 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime