E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Dekorimi i dyqaneve përmes rinovimit të fasadave dhe vitrinave, do ta nxitë zhvillimin e ekonomisë dhe do ta bëjë Çarshinë më atraktive për turistët", tha Neziri dhe shtoi se funksionet janë të ndryshueshme, por veprat dhe projektet e realizuara mbesin.
Do të rinovohen 60 dyqane në Çarshinë e Vjetër


Njëzet zejtarë nga Çarshia e Vjetër e Shkupit sot morën nga 2.000 euro ndihmë të pakthyeshme për ndryshimin e imazhit të dyqaneve të tyre. Grantet janë pjesë e IPA projektit për bashkëpunim tejkufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës që e realizojnë komuna e Çairit dhe Gjilanit.

Pas ndarjes së granteve, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe kryetari i Shoqatës së "Esnafit" Bejtulla Morina nënshkruan Memorandum për bashkëpunim i cili parasheh rinovim të vitrinave të 60 dyqaneve në Çarshi. Faza e parë e projektit është 450.000 euro, ndërsa mjetet i siguroi Ministria e Ekonomisë.

"Dekorimi i dyqaneve përmes rinovimit të fasadave dhe vitrinave, do ta nxitë zhvillimin e ekonomisë dhe do ta bëjë Çarshinë më atraktive për turistët", tha Neziri dhe shtoi se funksionet janë të ndryshueshme, por veprat dhe projektet e realizuara mbesin.

Duke theksuar se kjo është hera e parë që zejtarët marrin një ndihmë të tillë konkrete, kryetari i "Esnafit", Morina apelon që mjetet të mos keqpërdoren, por të realizohen në koordinim me esnafin.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në vend Maruin Klauk nënvizoi se zejtaria në Maqedoni është një traditë, por jetesa bashkëkohore e cila dukshëm i ndryshoi shprehitë e konsumatorëve, pothuajse e solli deri në kulmin e ekzistencës. "Ky sektor mund të kontribuojë shumë për zgjidhjen e problemit me papunësinë", theksoi Klauk.

Sipas kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, rinovimi i dyqaneve nuk do të thotë vetëm përmirësim i pamjes së tyre të jashtme. Ato do të jenë edhe efikase në mënyrë energjike, në pajtim me trendet dhe standardet botërore. "Ideja nuk është që projekti vetëm të fillojë, por edhe tërësisht të realizohet", theksoi Mexhiti.

Në kuadër të IPA projektit "Valorizimi i zejeve tradicionale dhe i potencialeve të ekonomive sociale në komunat e Çairit dhe të Gjilanit", në vlerë prej 550.000 euro, zejtarët të cilët kanë marrë grante paraprakisht kaluan për principet e brendimit. Gjatë realizimit të projektit, gjithsej 18 muaj, janë identifikuar edhe zejet e vjetra dhe është përgatitur baza e të dhënave, ndërsa në Çarshinë e Vjetër ndërtohet Info qendër për zejtarët/dyqanet. Siç paralajmëroi Mexhiti, do të vendosen edhe dy kioske multimediale për informacione të vizitorëve në shumë gjuhë. Info Qendra duhet të jetë gati për dy javë.
Do të rinovohen 60 dyqane në Çarshinë e Vjetër

Publikuar: 18.12.2015 | 17:02
Lexuar: 1992 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime