E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arsimimi i gjeneratave të reja, tha kryetari Bejta, është vendimtare sepse arteria kryesore e një shoqërie për të ecur përpara janë gjeneratat e reja që duhet të edukohen në mënyrën më të duhur.
Bejta ndau 70 vendime pune për punonjësit në arsim në Komunën e Gostivarit

Me një ceremoni solemne të mbajtur në sallën e Këshillit komunal, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka shpërndarë sot 70 vendime të përhershme pune për po aq punonjës nga shkollat fillore dhe të mesme publike në këtë komunë.

Në prononcimin e tij, kryetari Nevzat Bejta tha se pedagogët kanë një detyrë dhe obligim shumë të vështirë, sepse mësimdhënia kërkon përkushtim të madh. Arsimimi i gjeneratave të reja, tha kryetari Bejta, është vendimtare sepse arteria kryesore e një shoqërie për të ecur përpara janë gjeneratat e reja që duhet të edukohen në mënyrën më të duhur.

"Falë angazhimit të Komunës dhe udhëheqësit të Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi, drejtorëve të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u arrit të përmbyllet procedura që të gjithë pedagogët nga shkollat fillore dhe të mesme publike të Komunës së Gostivarit që nuk kanë pasur të pajisen me vendime të përhershme pune. Sot u shuajt mëdyshja e tyre se a do të marrin apo jo vendime pune, sot ato janë shpirtërisht më të qetë, dhe kjo duhet të jetë një inkurajim që të shtojnë përkushtimin e tyre në procesin edukativo - arsimor. Angazhimi i përbashkët mes institucioneve që përmenda, bëri të mundur që ky proces të përmbyllet me sukses", tha kryetari Nevzat Bejta duke shtuar se ky moment është një kënaqësi e madhe për mua që më në fund rregullohet statusi i punës për 70 të punësuar në arsim.

Udhëheqësi i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi shprehu mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë nga kryetari Nevzat Bejta dhe ministri Abdilaqim Ademi për përfundimin e procedurës së marrjes së vendimeve për 70 punonjës në arsim.

Edhe mësimdhënësit që u pajisen me vendime pune, shprehen mirënjohje dhe respekt për kryetarin Nevzat Bejta për mbështetjen e dhënë, dhe po ashtu vunë në dukje edhe investimet e kryera nëpër Shkolla dhe që kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve për punë, theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Publikuar: 18.12.2015 | 17:31
Lexuar: 723 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime