Në Itali, muajin e kaluar janë shitur gjithsejt 179.625 automjete, sepse pas përfundimit të shitjes "e vjetër për të re", interesimi për blerje të modeleve më të vogla dhe më kursyese shënoi rënie.
Lëvizjet e tregjeve të automobilave në disa vende evropiane në qershor ishin shumë të ndryshme - shitja shënoi rënie në Itali për 19,12 për qind, në Francë për 1,2 për qind, përderisa në Spanjë shitja u rrit për 25,6 për qind në nivel vjetor.
Në Itali, muajin e kaluar janë shitur gjithsejt 179.625 automjete, sepse pas përfundimit të shitjes "e vjetër për të re", interesimi për blerje të modeleve më të vogla dhe më kursyese shënoi rënie.
Ato modele janë kyçe edhe në rastin "Fiat", i cili gjithashtu shënoi rënie të shitjes dhe atë për 27,5 për qind. Megjithatë, interesimi i blerësve për modelet e prodhuesve të tjerë ishte akoma më i vogël, kështu që "Fiat" sërish e pushtoi pjesëmarrjen në tregje, më të madhe se 30 për qind.
Pjesëmarrja e "Fiat"-it në tregje, në qershor arriti 30,4 për qind, përderisa në maj ishte 29,84 për qind.
Shitja e automobilave në Francë gjatlë muajve të fundit është pakësuar për 1,2 për qind, me ç'rast "Pezho Sitroen" (PSA) evidentoi rënie për 5,6 ndërsa "Reno" për një për qind.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shitja e automobilave në Francë, në krahasim me periudhën e njëjtë të itit të kaluar, emgjithatë u rrit për 5,4 për qind. Shitja e automobilave më të vegjël ekonomik në qershor është shtuar madje për 14,9 për qind, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti për 10,9 për qind në nivel vjetor.
Në Spanjë, në qershor janë shitur automobila për një të katërtën (25,6 për qind) më shumë se sa gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar, ndërsa ajo ngjau edhe muajin e kaluar, në të cilin automobili mund të blihej sipas sistemit "e vjetër për të re".
Sipas të dhënave të asociacionit spanjoll të prodhuesve të automobilave (ANFAC), shtimi i shitjes në qershor është shumë më i ngadalshëm në krahasim me majin, kur janë shitur 44,6 për qind më tepër automjete se sa në maj të vitit të kaluar.