E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përshëndeti punimet e kësaj tribune, si dhe shtoi se të gjithë ne marrim frymëzim nga ky muze
Gjergj Qiriazi, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e punimeve të Kongresit të Manastirit
Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, sot mori pjesë në punimet e tribunës shkencore me temë Gjergj Qiriazi dhe Kongresi i Manastirit", që u mbajt në Institucionin nacional "Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe" në Manastir.

Punimet e kësaj tribune i hapi Nuer Arsllani, drejtor muzeut, i cili tha se “në vazhdën e aktiviteteve tona sot po përkujtojmë figurën madhore të njërit nga kontribuesit më të mëdhenj të çështjes së arsimit dhe kulturës shqiptare, Gjergj Qiriazi, i cili ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e punimeve të Kongresit të Manastirit".

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përshëndeti punimet e kësaj tribune, si dhe shtoi se të gjithë ne marrim frymëzim nga ky muze dhe nga puna e palodhshme e personaliteteve më të shquara të kombit, të cilët pikërisht këtu vendosën themelet e Alfabetit unik të gjuhës shqipe.

Në këtë tribunë shkencore fjalë morrën gjithashtu edhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skender Asani, David Hosaflook nga Shoqëria Biblike, i cili është duke bërë edhe një studim të hollësishëm rreth familjes Qiriazi.

Gjithashtu më pas me kumtesat e tyre u paraqitën studiuesit: Xhevat Loshi me temën „Botanika e papërfunduar e Gjergj Qiriazit", Nebi Dervishi: "Kontributi i familjes Qiriazi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare", Avzi Mustafa: „Kontributi i Gjergj Qiriazit në Kongresin e ABC-së në Manastir“, Shefqet Zekolli: „Veprimtaria atdhetare, kulturore e arsimore e Gjergj Qiriazit“, dhe Mendushe Rushidi me temë "Gjergj Qiriazi dhe Kongresi i Manastirit".
Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.
Gjergj Qiriazi, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e punimeve të Kongresit të Manastirit
Gjergj Qiriazi, ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e punimeve të Kongresit të Manastirit

Publikuar: 19.12.2015 | 22:14
Lexuar: 906 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime