E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Historiani Çedomir Antiq ka deklaruar se çështja e pronës dhe trashëgimisë së Titos është shumë komplekse dhe se gjykatat, gjatë procesit, ishin nën presione shumë të mëdha.
Çfarë pasurie do të trashëgojnë pasardhësit e Josip Broz–Titos?










Familjarët e ish-Presidentit jugosllav, Josip Broz Titos, të afërmit dhe trashëgimtarët e pasurisë së tij, këto ditë presin me padurim të dëgjojnë se çfarë u kishte lënë ai trashëgim.

Fillimisht, Gjykata Themelore e Beogradit kishte përfunduar procesin e parë të gjatë 30 vite dhe më pas ka marrë një vendin për ndarjen e trashëgimisë së Mareshalit. Ky vendim pritet të merret për më pak se një muaj.

Megjithatë, pyetja kryesore në Serbi është se sa me të vërtetë vlen trashëgimia e Ish-Presidentit komunist të Jugosllavisë dhe nëse ajo është me të vërtetë aq e vlefshme, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.

Derisa nuk dihet se çfarë kanë fituar trashëgimtarët, nëpër Beograd qarkullojnë histori e hamendësime nga më të ndryshimet në lidhje me pasurinë që mund t’u ketë lënë Tito fëmijëve dhe të afërmve. Përmenden edhe shifra milionëshe – pasuri të patundshme, ari, piktura, medalje, enë…

Vlera reale e arit dhe patundshmërive të Titos pritet të llogaritet, kurse ky proces do të mbahet mend për stërzgjatjen e procesit gjyqësor, pasi me ndërrimin e sistemeve politike e kanë ndryshuar formën edhe seancat verifikuese.

Historiani Çedomir Antiq ka deklaruar se çështja e pronës dhe trashëgimisë së Titos është shumë komplekse dhe se gjykatat, gjatë procesit, ishin nën presione shumë të mëdha.

“Pasuria e luajtshme e Josip Brozit vlerësohet në dhjetëra e deri në qindra miliona euro. Shqetësimi më i madh i të gjitha gjykatave ishte përcaktimi i asaj se çfarë duhet të jetë pronë shtetërore e çfarë private”, ka shtuar Antiç.

Por, si ilustrim mund të përdoret rasti i pensionit të Jovanka Brozit ose shuma e pensionit të saj. Autoritetet dëshironin t’ia jepnin Jovankes pensionin më të madh të mundshëm në vend, kurse ajo e kishte kërkuar pensionin në bazë të pagës së atëhershme të Josip Brozit, që para disa vitesh ishte e barabartë me atë të një sundimtari aziatik, e jo të një Presidenti.

Një gjykatë ka kryer verifikim zyrtar dhe ka prezantuar të afërmit e Mareshalit, ndërsa avokatja Violeta Koçiç-Mitaçek, përfaqësuese e djalit të Titos, Mishës, dhe mbesës, Zllativa, ka refuzuar çdo propozim të mëtejmë për të krijuar lista të reja me pasurinë e Titos nga institucionet e ndryshme shtetërore, duke i cilësuar ato si të tepërta.

Enigmë e madhe mbeten pronat e paluajtshme të Titos, pasi të gjitha ato që i kishte marrë kanë qenë personalisht të tij dhe për këtë ende nuk dihet se çfarë do të mbetet në pronësi të shtetit.

Por, Antiiç beson se nuk mund të përcaktohet e gjithë pasuria e Titos, pasi nuk dihet se çfarë statusi kanë rreth 100 objektet të cilat ai i kishte në gjithë ish-Jugosllavinë.

Përveç mbesës së Titos, Svetllana Broz, dhe vajzës së saj, në listën e trashëgimtarëve figurojnë edhe i biri, Misha, nipërit e mbesat, Joshka, Zllatica dhe Edvardi, si edhe trashëgimtarët e Jovankës, motrat e saj, Nada dhe Zora, transmeton Lajmi.net.

Publikuar: 20.12.2015 | 19:42
Lexuar: 561 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime