E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftoi Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këto mirënjohje ndahen në shenjë falenderimi për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për avancimin e mësimit, si dhe për suksesin e arritur në ndjekjen e aktiviteteve të lira.
U shënua Dita e mësimit në gjuhën turke në Maqedoni


Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në shënimin e 21 dhjetorit - Ditën e mësimit në gjuhën turke, me ç'rast u ndanë mirënjohje 10 mësimdhënësve të cilët e zhvillojnë mësimin në gjuhën turke.

Siç njoftoi Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këto mirënjohje ndahen në shenjë falenderimi për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për avancimin e mësimit, si dhe për suksesin e arritur në ndjekjen e aktiviteteve të lira.

"Mundësia për arsimin, krijimin dhe avancimin e gjuhës amtare, është një vlerë që kontribuon në zhvillimin e pluralizmit kulturor. Republika e Maqedonisë është një përzierje e kulturave dhe religjioneve të ndryshme që na lidhin dhe bashkojnë. Sipas Kushtetutës dhe legjislacionit, nxënësit e komuniteteve të ndryshme etnike mund të ndjekin mësimin në gjuhën e vet amtare. Kjo do të thotë se edhe nxënësit e nacionalitetit turk kanë mundësinë të formalizojnë procesin e tyre arsimor nga klasa e parë të shkollës fillore deri te viti i katër i shkollës së mesme, në gjuhësn turke", theksoi ministri Ademi.

Sipas Ademit aktualisht 5630 nxënës në arsimin fillor dhe rreth 1640 në arsimin e mesëm ndjekin mësimin në gjuhën turke.

"Në arsimin e lartë, është në rritje interesi i studentëve nga Republika e Turqisë që vendosin të vazhdojnë arsimimin e tyre në vendin tonë. Ato dëgjojnë ligjërata në gjuhën maqedonase në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup ,"Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir dhe" Goce Dellçev" në Shtip", shtoi më tej Ademi.

Në këtë rast, gjithsesi duhet përmendur bashkëpunimi i fuqishëm me Republikën e Turqisë, i cili zhvillohet në frymën e miqësisë, respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë.

Si miq të vjetër dhe partnerë strategjikë, theksoi Ademi ne kemi dialog konstant dhe bashkëpunim intensiv në realizimin e projekteve në fushën e arsimit.

"Sot, kur ne shënojmë festën e komunitetit turk, dua të them se edhe në të ardhmen bashkërisht do të vazhdojmë të kultivojmë karakteristikat kulturore dhe do të punojnë në drejtim të promovimit të zhvillimit kulturor, arsimor, ekonomik dhe social të Republikës së Maqedonisë, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës në fjalimin e tij", potencoi më tej Ademi.
U shënua Dita e mësimit në gjuhën turke në Maqedoni
U shënua Dita e mësimit në gjuhën turke në Maqedoni

Publikuar: 21.12.2015 | 15:35
Lexuar: 763 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime