E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje se në afatin fillestar në Komunën e Gostivarit u dorëzuan gjithsej 8641 kërkesa për legalizime, ndërkohë që deri tani janë lëshuar 3031 vendime të plotfuqishme për legalizim si dhe 1743 lëndë janë në procesim e sipër.
Prezantohen favoret për qytetarët që dalin nga ndryshimet e fundit ligjore të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje




Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përmes një konference për shtyp kanë prezantuar favoret për qytetarët që dalin nga ndryshimet e fundit ligjore të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje se ndryshimet ligjore paraqesin mundësi të re për qytetarët që t’i legalizojnë ndërtimet pa leje, duke shtuar se afati rrjedhës fillon nga dita e sotme (E hënë), dhe deri më 31 Mars 2016, ku dhe qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesa të reja

“Në Kuvendin Republikan u miratua ndryshimi i Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Ligji për Legalizim) i cili parasheh zgjatjen e afatit për plotësimin e dokumentacionit të paraqitur, si dhe një afat të ri për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Me ndryshimet parashikohet që afati i aplikimit zgjatet gjer më 31 mars, 2016, dhe për ata që kanë dorëzuar kërkesë të mund të dorëzojnë elaborate gjeodezike deri më 31 dhjetor 2016, kurse ata të cilët do të aplikojnë tash të mund të dorëzojnë elaborate gjeodezike deri më 31 dhjetor 2017 dhe ndryshime të tjera që shkojnë në interesin e qytetarëve tonë”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se: ”Kjo është mundësi e shkëlqyer që përpjekja dhe premtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që të gjithë qytetarët që në vitin 2011 për arsye të ndryshme nuk aplikuan këtë herë të aplikojnë dhe t’i legalizojnë ndërtimet pa leje”.

“Në vitin 2011 në cilësinë e Ministrit u bëra thirrje të gjithë qytetareve të mos e humbasin këtë mundësi që të rregullojnë statusin e objekteve të tyre nëpërmjet kësaj mundësie ligjore dhe tash po ashtu edhe njëherë në cilësinë e Kryetarit të Komunës u bej thirrje të gjithë qytetareve dhe po ashtu të njëjtën të ua përcjellin edhe mërgimtareve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ti pajisin objektet me Fleta Pronësore dhe ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë statusin e tyre. Për të gjithë mërgimtaret të cilët nuk kanë qenë të njoftuar në vitin 2011 kur u miratua ligji tash u bëjmë thirrje mos e humbasin këtë mundësi sepse tash le te bëjnë aplikimin kurse për përfundimin e lëndë të tyre kanë kohë kur të vijnë për pushimet tjera deri në fund të vitit 2017”, tha kryetari Nevzat Bejta, duke njoftuar me këtë rast se: “Ligji vlen për të gjithë objektet e nderuara deri në Mars të viti 2011, për ata që janë ndërtuar më vonë nuk vlen”.

“Përfaqësues të Sektori për urbanizëm”, tha kryetari Bejta, :”Do të dalin edhe në terren dhe do të vizitojnë të gjithë vendbanimet e Komunës së Gostivarit, për të njoftuar nga afër qytetarët rreth mundësive që ofron ligji, respektivisht ndryshimet e fundit ligjore të ligjit për legalizim”.

Ndërkohë, deputeti Rexhail Islamili në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji deklaroi që: “Nga ndryshimet ligjore u mundësua prolongimi i afatit për dorëzimin e elaborateve gjeodezike deri më 31 Dhjetor të vitit 2016 si dhe mundësia që qytetarëve tu jepet afat shtesë për aplikim për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri më 31 Mars të vitit 2016.

“Jemi këtu me ftesë të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për të promovuar ndryshimet e ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Ligji për legalizimet u aprovua në Korrik të vitit 2011. Me kërkesë të grupit parlamentar ë BDI-së dhamë disa afate dhe brenda tyre u dorëzuan mbi 400 mijë kërkesa. Mirëpo u shtrua nevoja për plotësime të reja sepse një pjesë e madhe e qytetarëve tanë që punojnë jashtë vendit, nuk arritën në kohë të parashtrojnë kërkesa. Në muajin Qershor të këtij viti, grupi parlamentar i BDI-së sërish ngriti iniciativën deri te qeveria për të prolonguar ligjin dhe afatin me qëllim që qytetarëve tu jepet mundësia që të mund të dorëzojnë kërkesat për legalizime të objekteve pa leje. Ndryshimet që sot kanë hy në fuqi dhe qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre”, tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji, deputeti Rexhail Ismaili.

Kryetari Nevzat Bejta vuri në dukje se në afatin fillestar në Komunën e Gostivarit u dorëzuan gjithsej 8641 kërkesa për legalizime, ndërkohë që deri tani janë lëshuar 3031 vendime të plotfuqishme për legalizim si dhe 1743 lëndë janë në procesim e sipër.
Prezantohen favoret për qytetarët që dalin nga ndryshimet e fundit ligjore të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Publikuar: 21.12.2015 | 15:49
Lexuar: 1923 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime