E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Metodë jotradicionale në të cilën ata janë pjesë e përpunimit me këto mjete. Me orientime nga arsimtari lehtë e kanë kuptuar përmbajtjen", deklaroi sot pas marrjes së çmimit Ristiq.
Arsimtarët nga Maqedonia në gara botërore të


Bisera Ristiq, arsimtare e gjuhës angleze në SHF "Goce Dellçev" nga Negotina, është fituesja e garës për "Majkrosoft" arsimtare eksperte nga Maqedonia. Ristiq, e cila me nxënësit e saj ka përgatitur plane multimediale për orë të mbajtura, do ta prezantojë shtetin në Forumin global arsimor të "Majkrosoftit" në pranverë të vitit të ardhshëm.

"Projekti multimedial është përmbajtje e orëve me mjete që i përmban majkrosofti, ofismiks prezantime, svejove, harta interaktive..., ndërsa pjesë e kësaj kanë qenë edhe nxënësit. Metodë jotradicionale në të cilën ata janë pjesë e përpunimit me këto mjete. Me orientime nga arsimtari lehtë e kanë kuptuar përmbajtjen", deklaroi sot pas marrjes së çmimit Ristiq.

Vendi i parë në konkursin për mësimdhënëse inovative nga Maqedonia në kuadër të sfidës rajonale CEE MiXathon për vitin 2015-2016 i ka atakuar Marija Petreskës nga SHF "Hristo Uzunov" nga Drugova, vendi i dytë i ka takuar Adriana Todorova SHF "Peter Musev" nga Bogdanci dhe i treti Zorica Adamçevskës nga shkolla fillore "Bllazhe Koneski" në Veles. Për mësuese, e cili e ka organizuar dhe ka mbajtur Haur of Code-n më të mirë në Maqedoni është zgjedhur Nela Slezenkova nga shkolla fillore "Shën Cirili e Metodi" nga Komuna Qendër.

Çmimet për arsimtarë janë ndarë në kuadër të ngjarjes "Edu Day", në të cilën janë prezantuar praktika inovative në arsim gjatë shfrytëzimit të platformave dhe mjeteve të kompanisë "Majkrosoft".

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska në ceremoni theksoi në nevojën dhe aktivitetet për shfrytëzimin e mjeteve të reja, të cilat do ta modernizojnë procesin arsimor.

Publikuar: 22.12.2015 | 15:36
Lexuar: 633 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime