E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si shtesë, konsumatorët do të kenë në dispozicion dhe shembuj për mesataren e konsumit të aparatave për amvisërinë.
Faturë e re qartësuese për energji elektrike


Shkup 21.12.15: EVN Maqedoni shpërndau faturat e reja shpenzuese për energji elektrike për konsumatorët nga grupi i parë lexues. Faturat kanë një pamje të re por shumë më të thjeshtësuar, përmbajnë më shumë informacione dhe janë më koncize. Deri në fund të muajit janar të gjithë konsumatorët në Maqedoni do t’i marrin faturat e reja qartësuese të energjisë elektrike.

Në faturat e ardhshme që do t’i marrin konsumaorët janë specifikuar: të dhëna për konsumatorin dhe faturën, adresa për korrespodencë, energjia elektrike e dhënë, taksa komunale, tatimi eventual për shkak të vonesës së pagesës së faturës, shuma totale e faturës për pagesë, shuma e borxhit të mbetur, shuma totale për pagesë - duke përfshirë dhe faturën aktuale, borxhin e mbetur total, dhe informacione të tjera plotësuese.

Qëllimi i faturës së re nuk është vetëm mundësimi i të dhënave më të thjeshta dhe më të qarta në qartësimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Në kuadër të faturës do të jenë në dispozicion edhe të dhënat për konsumin mesatar ditor për konsumatorin në killovat orë si dhe në denarë. Si shtesë, konsumatorët do të kenë në dispozicion dhe shembuj për mesataren e konsumit të aparatave për amvisërinë. Këto informacione mund të shfrytëzohen si indikator i shkëlqyer për llogaritjen e potencionalit për kursim të energjisë elektrike në shtëpi. Gjithashtu në faturë, në mënyrë transparente do të paraqitet dhe ndarja e shpenzimeve mes të gjithë pjesëmarrësve të tregut, shpenzime të cilat çdo konsumator i paguan përmes llogarisë së tij.

Me ndryshimet e dizajnit dhe kualitetin të informacioneve në faturat e energjisë elektrike shpresojmë që konsumtorët do të kenë mundësi më lehtë t’i planifikojnë konsumin e tyre të energjisë elektrike.

Publikuar: 22.12.2015 | 15:51
Lexuar: 670 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime