E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që të arrijmë këtë qëllim, do të jetë i domosdoshëm bashkëpunimi edhe me Qendrat universitare në Kosovë, Shqipëri dhe institucionet tjera të larta arsimore rajonale.
Ministri Ademi i falënderohet nikoqirit kosovar Bajrami për mbështetjen e tij për themelimin e USHSH-së









Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, i ka dërguar letër falënderimi ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami për mbështetjen e projektit për themelimin e Universitetit të ri në gjuhën shqipe në Shkup.

"Me të vërtetë më paraqet kënaqësi e madhe që mbështetni projektin për themelimin e Universitetit të ri në gjuhën shqipe në Shkup, projekt në të cilin si ministri, me devotshmëri kemi punuar në periudhën e kaluar. Tani, kur ideja jonë është para realizimit përfundimtar, ne do të angazhohemi që sa më mirë të organizojmë programet studimore që Universiteti në gjuhën shqipe në Shkup 'Nënë Tereza' të ofrojë arsimim cilësor në të gjitha programet studimore, sipas trendeve bashkëkohore.

Njëkohësisht, qëllimi ynë është që ky institucion i arsimit të lartë të bëhet një qendër prestigjioze universitare në rajon i cili do të jetë tërheqës për të rinjtë nga të gjitha vendet e rajonit. Që të arrijmë këtë qëllim, do të jetë i domosdoshëm bashkëpunimi edhe me Qendrat universitare në Kosovë, Shqipëri dhe institucionet tjera të larta arsimore rajonale.

Prandaj, e pranoj ndihmën tuaj të ofruar dhe shpresoj në bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm. Në kuadër të marrëveshjeve për bashkëpunim në lëmin e arsimit që kanë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, do të iniciojë bashkëpunim i cili do të jep rezultate konkrete, ndërsa për studentët e ardhshëm do të thotë arsim cilësorë përmes të cilit do të realizojnë ëndrrën e tyre. Në këtë platformë për bashkëpunim do të ftojë të kyçen edhe ministrat tjerë të këtij resori nga vendet e rajonit, si dhe profesorë të shquar nga universitetet evropiane dhe botërore.

Me shpresë për bashkëpunim të frytshëm në interes të të rinjëve nga rajoni, përzemërsisht ju përshëndes dhe Ju falenderoj për mbështetjen", thuhet në letrën e ministrit Ademi dërguar ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.

Publikuar: 22.12.2015 | 18:18
Lexuar: 754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime