E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, kryeministrin NIkolla Gruevski, e njoftoi për të arriturat e Komunës së Gostivarit gjatë periudhës katër vjeçare, për procesin e decentralizimit sidomos decentralizimit fiskal, ndërsa Kryeministri Gruevski premtoi ndihma konkrete për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gostivarin.
Kryeministri Gruevski vizitoi Gostivarin










Gruevski premton 1 milion euro për ndërtimin e stacionit filtrues



Komunën e Gostivarit për herë të parë e vizitoi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski i cili u takua me Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, kryeministrin NIkolla Gruevski, e njoftoi për të arriturat e Komunës së Gostivarit gjatë periudhës katër vjeçare, për procesin e decentralizimit sidomos decentralizimit fiskal, ndërsa Kryeministri Gruevski premtoi ndihma konkrete për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gostivarin.

“Për herë të parë në historinë e Gostivarit në krye me Kryeministrin Nikolla Gruevski, do të filloj shumë shpejt puna për ndërtimin e stacionit filtrues për shkak se qyteti i Gostivarit është një prej pesë qyteteve më të mëdha në republikë dhe janë të vetmit qytetarë të cilët pinë ujë direkt ujë nga burimi dhe tash janë ndarë mbi 1 milion euro dhe do të filloj të ndërtohet edhe në të ardhmen kjo qeveri do të angazhohet që të përfundohet ky projekt dhe qytetarët të pinë ujë të pastër si gjithë qytetarët tjerë.

Do të përfundohet salla e sportit në fshatin Debresh janë ndarë mbi 19 milion denar dhe unë e kam pasur problemin bashkë me drejtorin e Gjimnazit dhe bashkë me shkollën e Mjekësisë dhe Kryeministri na premtoj që salla sportive e cila është në përfundim që na duhen edhe 18 milion denar, kryeministri u zotua që do të na ndihmoje edhe besoj se shumë shpejt ajo sallë sportive do të përfundohet” tha Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta.




Nevzat Bejta dhe Nikolla Gruevski





“U njoftova nga kryetari i komunës, për projektet që i udhëheq dhe mund të them që kryetari ka shumë projekte dhe se në mënyrë transparente i udhëheq dhe më të vërtetë mundohet që të bëjë sa më shumë për qytetarët e Komunës së Gostivarit.

Mua me impresionon vrulli i tij dhe dëshira ti ndihmoj që ti rregulloj punët dhe vërtet pas vete ka edhe shumë projekte për të cilat mund edhe të lavdërohet. Është sjellë Plani Gjeneral Urbanistik, në këtë drejtim qeveria ndihmon me 1 milion euro për ndërtimin e stacionit filtrues e cila është shumë e rëndësishme për Gostivarin, do të ndihmojmë për ndërtimin e një salle në gjimnazin e Gostivarit” deklaroi Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Kryetari Bejta dhe Kryeministri Gruevski vizituan fabrikën për prodhimin e frigoriferëve “Frigo San”, gjithashtu shëtitën rrugëve në qendër të qytetit dhe në fund shijuan bakllavat në ëmbëltoren “Rekord” që gjendët në qendër të Gostivarit.


Publikuar: 16.01.2009 | 00:11
Lexuar: 1901 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime