E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sa ihste kthyer nga ushtria, me shokun e tij Tome Malinovski, gjithashtu nxënës i Angelovskit dhe, siç thotë, shumë njeri i talentuar, hapën punëtorinë dhe butikun në Bulevardin e atëhershëm APJ.
Izet Curri - mag i modës pariziene
Izet Curri është disenjeri i njohur i modës nga Maqedonia, i cili që 40 vite në mënyrë aktive punon në skenën franceze të modës. Nga rrobaqepës shkupjan u bë disenjues i famshëm botëror i modës dhe formoi markën me emrin e tij në djepin e modës-në Paris. Bashkëpunon me emrat më të njohur dhe me të mëdhenj të botës së modës, si Hermes, Zhan Pol Gotje, Tjeri Mugler, Azedin Alaja, Kristijan Lakroa, Shanel, Klo, ndërsa i vesh aktorët, këngëtarët, manekenët, politikanët më të famshëm, në mes tyre edhe Shon Konerin, Zherar Depardjen, Izabela Axhanin, Kristofer Lambertin, Sindi Krafordin, Naomin. Para një viti në Çarshinë e vjetër në Shkup, qyteti për të cilën konsideron se i ka borxh këtë, e hapi Institutin ndërkombëtar të modës “Izet Curri”.

“Unë ndihem i privilegjuar që kam pasur rastin të mësoj zanat tek mjeshtrit më të mëdhenj në Shkup, e të punoj në firmat më të mëdha në botë. Kisha mjeshtër të përkryer që më mësuan këtë zanat, por edhe më shtynë ta dua. U jam borxh mjeshtërve të mijë për këtë që sot e di- mjeshtrit Strahil Jakimoski-Cale, Blagoja Angellkovski, Tome Malinovski.

Do të përpiqem që përmes këtij fakulteti të bart të gjithë diturinë dhe përvojën time tek talentet e rinj në Maqedoni. Nuk shoh se përse nuk do mundeshim të bëjmë pjesë maqedonase të modës të cilët do të ishin të njohura në mbarë botën. Ishte ëndërr e imja që të hapja Akademi të modës në Shkup, qyteti ku unë përkas. Kjo ide është e vjetër 10 vite, por, fatkeqësisht, atëherë kishte shumë pak të interesuar për një gjë të këtillë.

Në vendet si te ne, në të cilën jetojnë 2 milionë njerëz, nuk mund të bëni 50 disenjues në vit. Për këtë arsye, fillimisht vendosa të hap fakultet në Kosovë, dhe në Shkup kjo ndodhi vitin e kaluar kur më thirri kryetari i komunës së Çirit, Izet Mexhiti, i cili vendosi të më jep hapësira për ta realizuar idenë për hapjen e fakultetit të modës. Kjo ishte e mjaftueshme, sepse unë i kam borxh këtij qyteti, mjeshtërve të mijë dhe nënës sime e cila vendosi që unë të bëhem rrobaqepës”, e filloi tregimin e tij në bisedën për MIA, zotëri Izet Curri.

Për Shkupin dhe për Rokenrollin

Izet Curri u rrit në Shkup ku vetëm si 14-15 vjeçar, me urdhër të nënës së tij, e cila pas tërmetit në Shkup mbeti e vejë me tetë fëmijë, filloi të mësojë zanatin për të qepur. Filloi të rrobaqepësi Strahil Jakimovski-Cale, dhe pastaj tek Blagoja Angelkovski. Që kur ishte ndihmës i mjeshtrit, në moshën 15 vjeçare mësoi të qep pantallona dhe këmisha, ndërsa mjeshtri i cili nuk i mori seriozisht këngëtarët e atëhershëm të grupeve “Uragan”, “Bezimeni” dhe “Biseri” (dy të fundit më pas u bashkuan dh formuan grupën e mirënjohur të asaj kohe “Bis-bez”), dhe i dërgoi tek ai, që ai të iu qep rroba.

Për shkak se herën e parë ua prishi këmishët, duhej të gjendej. E mori materialin që nëna e tij e kishte blerë për vete dhe rokerëve të atëhershëm u bëri këmisha me lule. Ato aq shumë iu pëlqyen sa që më pas të gjithë rokerët shkupjan filluan të mbajnë këmisha me lule. Qepi edhe për anëtarët e “Bjelo dugme” të cilët në vitin 1976 erdhën të këndojnë në Sallën universale dhe për shkak se njiheshin me këngëtarët e këtushëm, ata i dërguan te Izeti që të ua marrë masën.

Edhe sot e kësaj dite, thotë zotëri Curri, jam në kontakt me Goran Bregoviqin të cilit i bëja kostum edhe në Francë.

Curri ka jetuar në Çair, por shoqërohej dhe shkonte më të gjithë ata këngëtarë të cilëve u qepte këmisha, por edhe këndonte me ta.- Të gjithë shoqëroheshim në mes veti, dhe me disa prej tyre takohemi edhe sot e kësaj dite. Mësova të luaj pak në kitarë dhe së bashku me të tjerët e grupit “Uragan”, luaja në mbrëmje. Për arsye se asnjëri nga ne nuk ishte shumë i aftë, nga pak ua kishim lakminë këngëtarëve nga “Bis-bez” që ishin këngëtarë të vërtetë. Nuk ndjeheshim mirë për arsye se ata ishin më të mirë se ne. Si do që të jetë, të gjithë këndonim rokenroll, qesh ai.

Sa ihste kthyer nga ushtria, me shokun e tij Tome Malinovski, gjithashtu nxënës i Angelovskit dhe, siç thotë, shumë njeri i talentuar, hapën punëtorinë dhe butikun në Bulevardin e atëhershëm APJ.

"Ajo ishte diçka e re, edhe qepnim me porosi, edhe kishim për të shitur modele të gatshme. Dyqani quhej “Boni end Klajd”. Shumica e myshterive tanë, në fakt 99 përqind prej tyre, ishin burra. Në atë kohë tek ne nuk kishte revista të modës, gazeta dhe katalogë. Më kujtohet që kishim një revistë “El” e cila ishte e vjetër pesë vjet, ndërsa ne, me shumë vëmendje e shikonim dhe e shëtisnim nga njëri te tjetri për tre vite. Në atë periudhë vendosëm që unë të shkoja në Paris dhe të sjell nga atje katalogje dhe disa ide. Për udhëtimin tim u përgatitëm një vit e gjysmë. Ishte e komplikuar që të shkoje, dhe nuk kishim as shumë para, por disi arrita që të shkojë", përkujtohet Curri.

Në djepin e modës

Ardhja në Paris për Izet Currin paraqiti një goditje të madhe.

-Shumë revista, vend shpalosje, vitrina, nuk mendoja që ekzistonte diçka e tillë. Ne ishim larg asaj. Doja të shihja më shumë, por shpejt, nuk e di se si, mbeta pa para. Më larguan nga hoteli dhe më morën pasaportën. Shkova në Ambasadën e atëhershme Jugosllave ku kishte një maqedonas i cili e njihte mjeshtrin tim dhe kur dëgjoi se çka kishte ndodhur më tha që për mua nuk do të jetë problem që menjëherë të gjeja punë.

Më dërgoi te një shok i tij i cili fitonte punë për të qepur nga një firmë të cilat pastaj duhet që me dorë të ndërtoheshin dhe të qepeshin. Në punëtori kishte 7-8 punëtorë dhe unë, dhe një javë u dashtë që të qepim mantele që i kishim me porosi. Shumë nga modelet që i qepëm i kthyen prapë sepse nuk ishin të bëra mirë, por i imi nuk ishte njëri nga ata. Përkundrazi, shumë shpejt erdhën nga firma e cila kishte porositur mantelet dhe pyetën se kush e kishte qepur mantelin që e kisha bërë unë. U frikësova mos kam gabuar diçka, por doli që gruaja e cila kishte pyetur në fakt ishte drejtoresha në shtëpinë e njohur të modës Hermes, një nga shtëpitë më të mëdha botërore të modës, e cila dëshironte të më ofronte punë.
Shkupjani Izet Curri - mag i modës pariziene

Për shkak se nuk dija asnjë fjalë frëngjisht, në takimin me firmën me mua erdhi edhe njëri prej atyre që qepte me mua dhe më përktheu. Më pyetën se a doja të punoja në Hermer dhe çfarë page kërkoja. U tregova që nuk e kam paguar hotelin dhe atje më ka mbetur gjithçka, edhe valixhja edhe pasaporta. Gruaja na dërgoi në restorantin e tyre dhe vetëm për një orë, përderisa ne hanim, mbërritën pasaporta dhe valixhja ime. Kuptohet, për shkak se nuk e dija se çfarë page duhej të kërkoja, lash që vetë ata ta caktojnë. Nga reagimet e atyre që dëgjuan sa ishte paga, e dija që kisha fituar një shumë të mirë.

Prej atje më dërguan ta mësoja gjuhën dhe të trajnohem. Sigurisht, edhe vetë kur kuptova se sa nuk dija, insistoja të mësoja. Mbeta në Hermes katër vite, dhe gjashtë muaj të tërë mu deshëm që t’i tregoja nënës sime që nuk do të kthehesha. Në atë kohë të kishe veturë dhe dyqan ishte vërtet e rrallë, dhe ishte për tu habitur që t’i lija këto dhe të qëndroja në Francë. Nuk kishim telefon, dhe për tu dëgjuar me nënën time ishte procedurë e gjatë. Të dërgosh telegram, të caktosh termin për të biseduar, pastaj ajo të shkoj atje, në atë kabinë dhe pastaj të flasim.

Kur bisedova dhe i tregova që kisha vendosur që të qëndroja ajo u mërzit shumë. Asnjëherë nuk erdhi të më vizitojë në Paris dhe e urrente Francën e cila ishte fajtore që djali i saj nuk u kthye në shtëpi. U hidhërua edhe partneri im i punës, por pastaj i tregova si ndjehesha, i tregova që doja të ecja përpara dhe të mësoja sepse sa më shumë që shihja- aq më shumë kuptoja se sa pak di. Shkova si rrobaqepës, por pastaj mësova shumë gjëra. Deri më atëherë nuk dija asgjë për stilet, as nuk dija se çka është klasicizmi, zvogëlimin, avangarda dhe të ngjashme. Të gjithë këtë e mësova atje, por njëkohësisht e kisha mirë të mësuar zanatin dhe me atë dituri nga mjeshtrit e mi i hapa të gjithë dyert në Francë. Studiova për stil dhe modelim dhe kalova në veshjen e grave, përshkruan Curri.

Karriera në Paris

Në Hermes më trajtuan si princ. Gati se të gjithë të punësuarit ishin në moshën rreth 50 vjeçare, ndërsa unë isha më i ri. Duke pasur parasysh që francezët kanë kompleks nga superioriteti dhe mendojnë që vetëm ata dinë si duhet, u habitën si një njeri aq i ri mund të punojë aq mirë. Drejtoresha ishte nga Romania, dhe te ajo kishte një simpati dhe anshmëri ndaj meje si ndaj fqinjit- jugosllav, por megjithatë, menjëherë kuptova që në qoftë se dua të jetoj atje mirë, duhet të punojë dy herë më shumë se francezët, dhe në qoftë se dua të arrijë diçka- tre herë më shumë.

T'i pyesni tani studentët nga akademia ime e modës, asnjëri nuk do mundej ta durojë atë që unë e kam bërë. Mua mjeshtrit shkupjan më mësuar që kur dikujt do t’i them që ajo që e qepi do të jetë gati, për shembull, në orën 16, të premten, nëse nuk bëhet në kohë, domethënë nuk je mjeshtër. Në ndërkohë, mbarova shkollimin dhe fitova një shpërblim për shkak të së cilit më thirrën të marrë pjesë në televizionin francez Tri. Kur më telefonuan, mendova që shokët bëjnë shaka me mua, dhe ua kërkova numrin, kur unë I lajmërova, u binda që në të vërtetë më kërkojnë atje.

Më ftuan që të merrja pjesë në një emision që zgjaste nga ora 11 deri në orën 16-17 dhe u kushtohej të huajve që kishin arritur suksese në Francë. Më ftuan të marr pjesë, por edhe t’i tregoj modelet e mija, të cilat unë nuk i kisha. Nuk dija çka të bëja sepse nuk kisha aq para që të mundja të bëja më shumë modele për njëherë, të cilat mbi të gjitha nuk ishin të porositura nga dikush, por për fat në atë pikërisht në atë kohë një njeri nga Shkupi që punonte në ndërtimtari , më tregoi qe prishin një hotel në të cilin kishte perde të kuqe të bukura prej kadifeje.

Më pyeti: mos të duhen perde? Ajo ishte një kadife e kuqe teatrale, e cila fillimisht duhej të dërgohej në pastrim kimik. I mora perdet dhe nga to bëra koleksionin tim të parë në të cilin të gjithë pjesët ishin nga kadifeja e kuqe. Për më tepër, e luta një vajzë që e njihja që të gjejë një shoqe dhe të dyja t’i shëtisin modelet e mija para kamerave. Ajo u pajtua dhe bëmë bujë të vërtetë. Të gjithë ishin të mahnitur, kritikat ishin të shkëlqyera, në stilin”të gjitha në koleksionin e Curit janë barok i pastër”. Unë nuk e kisha idenë se çka nënkuptonte ajo, por varësisht nga ajo që kisha në dispozicion, doli barok”, qesh zotëri Curri.

Teatër dhe film

Në kohën kur ai ende nuk e dinte gjuhën, një shoqe nga Serbia i ofroi që të bëjë veshje për shfaqjet teatrale. I tha qe kur do të shkojë në teatër të takohet me aktorët dhe regjisorët, nuk duhet të kuptojnë që ai nuk e di gjuhën. Bëhet fjalë për shfaqjen me tekst të dramaturgut dhe shkrimtarit polak Sllavomir Mrozhek. E para gjë që bëri, pyeti në Shkup a do të mund të gjendet libra dhe kur e gjeti, e lexoi dhe shkoi me shoqen e tij në teatër.

“Ajo më prezantoi të aktorët dhe regjisori, dhe më tha që të them vetëm ‘merci’ dhe fjalë të ngjashme. Shkova t’i shoh në prova, por nuk mundesha të iu afrohem që tu marrë masën sepse në atë rast do të kuptonin që nuk di frëngjisht. Për këtë arsye unë i shihja dhe u merrja masën nga larg.

Duhej të bëheshin 16 kostume për të cilat ato fillimisht dëshironin t’i shihnin vizatimet. Në vend të vizatimeve unë fillova të pres e të qepi ditë e natë dhe për një muaj ua dërgova kostumet. Mbetën të habitur. Filluan t’i provojnë dhe doli që masat ishin shumë mirë, me disa korrigjime të vogla. Të gjithë filluan të më puthin, por unë vetëm heshtja, u buzëqeshja dhe u thosha ‘merci’. Pas premierës të gjithë flisnin për kostumet.

Në kohën e darkës pas shfaqjes më ulën në mes aktorit kryesor dhe gazetares, e cila më shumë më lëvdonte mua se sa aktorët, por kur filluan të më drejtohen mua, përfundimisht kuptuan që nuk di frëngjisht. U habitën, por puna tanimë kishte mbaruar shkëlqyeshëm dhe nuk kishte asnjë problem.

Kështu filloi aventura ime në teatër. Pastaj kam punuar shumë edhe për teatër edhe për film. Aktorët më mësuan dhe shumë prej tyre bashkëpunonin edhe privat me mua, dhe kur aktronin në ndonjë film këkronin nga regjisorët që unë të ua bëja kostumet. Kështu fillova të punoja për Izabel Axhani, Zhedar Depardje, Kristofer Lamberd, Shon Koneri, Monika Beluçi, Zhan-Zhak Anu, Majll Dagllas dhe shumë e shumë të tjerë. Për këtë arsye në Francë e fitova pseudonimin rrobaqepësi i yjeve. Ata janë profesionistë të mëdhenj që e respektojnë punë e mjeshtërve.

Në 30 vitet e fundit çdo ditë i këshilloja dhe asnjëri prej tyre asnjëherë nuk më ka treguar çfarë modeli dëshiron, kështu që vetëm ma tregojnë qasjen, a është ajo për Festivalin e Venecias, për të Kanës, për ndonjë mbrëmje apo diçka tjetër, dhe unë e di çka ju duhet.

Në Francë llogaritëm si disenjator i shtrenjtë, por konsideroj që në qoftë se dikush është mjeshtër i mirë nuk është mirë të harxhojë material të keq dhe të bëjë veshje të keqe, përkundrazi, duhet të bëjë gjëra të bukura dhe të shtrenjta.

Familja dhe vendlindja

Izet Curri ka tri fëmijë, por deri më tani, asnjë trashëgues të profesionit. Vajza e tij nga martesa e parë, e cila tani ka 40 vjet, një periudhë filloi të merret me modë, por pastaj vazhdoi për dizajn dhe tani merret me disenjimin e ambalazheve të parfumeve dhe nuk dëshiron as të dëgjojë për modë.

“Kur shkoj te vajza ime, ajo më thotë që e kam lodhur modën për gjithë jetën sepse vazhdimisht kam punuar. Kam edhe dy djem nga martesa e dytë, më të madhit aspak nuk i intereson, vetëm i vogli tani për tani tregon ndonjë interes për botën e modës.

Nuk bëj shtypje mbi ta dhe çdoherë iu them: Nëse ju pëlqen kjo që e bëj unë, mirë, nëse jo, nuk ka problem. Në Maqedoni ka mjaftueshëm “Izeta” që mund të më trashëgojnë në punë”, qesh ai.

Edhe pse vajza e tij deri në moshën 16 vjeçare fliste shumë mirë edhe maqedonisht edhe shqip, më vonë ndaloi dhe nuk dëshiron aspak të vijë këtu.

“Ato janë më shumë francezë, janë të lindur këtu dhe asgjë nuk i tërheq, nuk mund të kuptojnë shumë punë. Për shembull, vajza ime, kur i ka dëgjuar të gjithë këto konflikte të armatosura në Jugosllavi, nuk mund të kuptonte se përse ndodhnin. Dhe jo vetëm ajo, ja pikërisht këto ditë njëri nga profesorët tanë në Fakultetin në Shkup i cili para se të vinte në Shkup dëshironte që të informohet në internet, ishte i frikësuar sepse në ueb faqen e Ministrisë së punëve të jashtme në Francë, Maqedonia, si Kosova, Shqipëria dhe të tjerat, llogariten si vende të rrezikshme”.
Shkupjani Izet Curri - mag i modës pariziene

Zotëri Currin e pyeta se ndoshta nga logjika e vajzës së tij dhe të shokëve dhe në pikëpamje të ngjarjeve të Paris, ndoshta edhe Franca nuk është edhe aq e sigurt, ndërsa ai tha:

“Francezët,dhe në përgjithësi, evropianët, janë njerëz të çuditshëm. Kur u ktheva atje pas sulmeve terroriste në Paris, njerëzit tanimë i kishin harruar ato. Jeta vazhdo dhe ajo është e harruar, të gjithë flasin për Krishtlindjet, për festat, kuptohet, përveç atyre që i humbën më të afërmit. Popull i çuditshëm! Përveç se ata edhe nuk dinë asgjë për këtë pjesë të botës.

Më kujtohet kur NATO bombardoi Serbinë, dëgjova në një televizion si në pyetjen e drejtuar një shitësi te një librari në Paris, në afërsi me Qeverinë, që aq shumë iu shet, ai u përgjigj që më shumë shiten harta gjeografike të Jugosllavisë. Ata nuk e kanë idenë se ku jemi ne, dhe as që iu intereson, hartat i blenë ministrat të cilët për shkak të ndodhive patjetër të informoheshin dhe të merrnin vesh se ku është në të vërtetë ai vend.”, sqaron Curri.

Ai, përsëri, edhe pse jeton më shumë se 45 vjet në Paris, thotë që Maqedoninë dhe Ballkanin, asnjëherë nuk i ka harruar.

“Ku edhe të shkoj, nuk mund të them që nuk më tërheq: asnjëherë nuk mund të harrojë prej nga jam. Shpesh vij në qytetin tim në Shkup, dhe në veçanti tani, që kur e kam hapur Akademinë. Edhe pse, patjetër të pranoj që në Francë ndjehem si në shtëpi dhe e di secilin cep, këtu nuk di asgjë sepse qyteti ka ndryshuar tërësisht. Këtu ka edhe shumë gjëra që nuk mundem t’i duroj.

Për shembull, edhe pse kam shtëpi në Çair, nuk flej atje për arsyen e vetme që atje nuk mund të flej. Të afërm, fqinj, të gjithë qëndrojnë vonë natën, 50 për qind prej tyre nuk punojnë, ulen, pinë çaj, kafe, luajnë shah dhe normalisht, vazhdimisht flasin për politikë. Aq shumë janë të politizuar sikur dikush t’i ketë droguar me diçka dhe tani vazhdimisht të flasin për politikë. Mua kjo më nervozon.

Nuk mund të kuptoj se përse këtu duhet të ketë parti maqedonase, shqiptare, rome, dëshironi të formoni shtet dhe e ndani në nacionalitete. Kjo është njëjtë sikur unë të bëj shkollë shqiptare. Por, jo unë bëj shkollë të hapur për të gjithë njerëzit. Më parë nuk ishte kështu, nuk shihej kush është shqiptar,e kush maqedonas, të paktën jo në Shkup.

Sigurisht të gjithë ne që kemi shkuar shumë kohë më parë nga këtu kemi mbetur të njëjtë, kemi mbetur në atë kohë që ne kemi jetuar këtu dhe tani presim që gjithçka të jetë e njëjtë, e kërkojmë kohën e njëjtë. Unë nuk di asgjë për atë se çka është duke ndodhur tani, dhe aq më pak për politikë. Ne e kërkojmë atë kohë, shokët tanë, dhe a mund të paramendoni çfarë tronditje është kur të shihni shokët që janë plakur të cilët nuk i keni parë me vite”, shton Curri.


Karriera si profesor

Izet Curri që 37 vjet punon edhe si profesor në Akademinë për studime të magjistraturës në Francë, dhe siç thotë, sfida e madhe e ardhshme është të ndryshon punët në industrinë e modës maqedonase.

“Është keq që në një shtet kaq i vogël dhe i bukur të mos lulëzoj. Ka shumë talente dhe potenciale, në të gjithë fushat. Unë nuk e kam të qartë se përse njerëzit këtu nuk duan ta bëjnë këtë vend Zvicër! E di që mundet. E di se çfarë studentësh kam unë këtu dhe çka mund t’i tregojnë ata botës, dhe në pikëpamje të asaj që unë vij nga një vend që është në pozicion të lartë të modës, më besoni që e di se çka flas. Unë e di se sigurisht për dy apo tri vite ju do të ndjeheni krenarë me disa talente të Maqedonisë.

Duhet vetëm tu jepen kushte dhe profesorë të mirë. Shkolla hapet me 9, ndërsa unë jam këtu më vonë në 8 e gjysmë. Qëndroj deri në 19, ndonjëherë edhe deri më ora 20-21, dhe kjo nuk më pengon, sepse për këtë kam ardhur. Kur shkova në Paris, shkova me një çant dituri, dhe jam i sigurt që tani kthehem me një valixhe të madhe të mbushur me ide dhe dua të ndaj atë njohuri me talentët e rinj.

Unë jam prej mëngjesit deri në mbrëmje me ta dhe e di që do të jenë më të mirët. Mbajeni mend, në fakt shkruani këtë!

Për momentin në Institutin ndërkombëtar “Izet Curri” ka rreth 30 studentë, ndërsa interesi është i madh. Kemi studentë edhe nga jashtë, për shembull, dy nga Italia, 7-8 nga Kosova, dhe këtë vit kam vinë edhe tre nga Austria, sepse studentët kur të shohin se profesorët janë emra të njohur, dhe është shumë më lirë se për shembull në Francë, Gjermani apo në Austri, ku shkollimi kushton rreth 12. 000 euro, dhe në Zvicër deri më 17. 000 euro, kanë edhe interes financiar të vinë këtu ku është shumë më lirë.

Më parë njëra nga profesoreshat këtu, që jeton në Venecia, bisedoi me kryetarin e komunës së Venecias dhe u mor vesh që e njëjta shkollë vitin e ardhshëm të hapet edhe në Venecia edhe në Cyrih.

Unë jam njeri me përgjegjësi dhe dua të bëj që kjo shkollë për disa vite të bëhet një nga pesë shkollat më të mëdha në botë”.


Shenjë mbrojtëse

Disenjuesi i modës Izet Curri është i njohur edhe për kapelat e tij interesante të zbukuruara me shirita shumë ngjyrësh dhe detaje, dhe na sqaroi më shumë për arsyen e vërtetë se përse vendosi t’i mbajë, përveç asaj që e tregon me shaka, se i mban për shkak se nuk ka flokë.

“Kisha një shok shumë të mirë, Zhil, i cili ishte reporter lufte. Ai para shumë vitesh më solli një kapelë të qepur nga shtete myslimane nga Rusia, nga Turkmenistani, e cila më pëlqeu shumë. Pastaj Zhil humbi jetën në Çeçeni. Ishin shok të shtëpisë, e dija familjen e tij dhe ishim shumë të afërt, dhe në ditën e varrimit në Paris vendosa ta mbaj atë kapelë dhe prej atë ditë nuk e kam hequr.

Kuptohet, tani kam shumë kapela të tilla të ngjashme. Njëherë kur mora pjesë në televizor, gazetarja që e udhëhiqte emisionin në transmetim direkt, më tregoi paraprakisht se çka do më pyes dhe kur e bëri pyetjen e fundit dhe mu falënderua, mendova që nuk incizohet ende. Më pyeti për kapelën dhe unë me shaka i thash se është e këndshme dhe në qoftë se e prek, ai të cilin e donë do të dashurohet te ajo, dhe pastaj vazhdova duke i thënë se ndonjë grua që nuk mund të jetë shtatzënë në qoftë se e prek do të ngelet shtatzënë.

Të nesërmit filloi të më cingëroi telefoni, shumë shikues që u paraqitën te televizioni e morën numrin tim dhe ishte e kotë që iu thosha se kam bërë shaka. Në fund një grua e cila vazhdimisht më thërriste , duke u ankuar që me vite nuk kishte mundur të jetë shtatzënë dhe thjesht duhet të vijë e të prek kapelën time, aq shumë më bezdisi dhe i thash le të vijë. Doli që kjo grua pas dy viteve në të vërtetë mbeti shtatzënë dhe u bë ende më keq për mua”, qesh Curri.

Thotë se edhe sot e kësaj dite ndonjëherë i ndodh që kur shëtit në Paris, disa njerëz që ende e mbajnë mend atë apo kanë dëgjuar nga dikush, t’i afrohen dhe ta lusin që ta prekin kapelën. Edhe unë ja preka, por do të shohim…


Teksti: Dragica Hristova

Fotografitë: Ivana Batev

Marrë nga MIA

Publikuar: 23.12.2015 | 14:27
Lexuar: 1166 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime