E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pavarësisht se Shqipëria, thotë autori, nuk ka ka një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave, rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti publik është i çregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm, këto janë karakteristikat që të shtyjnë më të tepër të vizitosh perlën e pazbuluar.
Boston Globe
Shqipëria dhe qyteti i Beratit është përmendur nga Boston Globe si një prej destinacioneve turistike që mund të vizitohen në 2016.

Autori i shkrimit, Christopher Muther, e përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar, shkruan "Top Channel".

Pavarësisht se Shqipëria, thotë autori, nuk ka ka një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave, rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti publik është i çregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm, këto janë karakteristikat që të shtyjnë më të tepër të vizitosh perlën e pazbuluar.

Muther nuk harron të përmendë dhe bukuritë e rivierës shqiptare, të cilat i quan mahnitëse.

Përshkrimi i Boston Globe:

"Ky vend nuk është për turistë që duan t'i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e paeksperiencë, por të jeni të sigurtë se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si Adriatic Luxury Journeys. Pasi ka qënë e izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një përlë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori".

Publikuar: 23.12.2015 | 14:32
Lexuar: 808 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime