E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fitimi mesatar bruto ishte më i madhi tek ndërmarrjet me 250 e më tepër të punësuar dhe paraqiste 457.617 denarë.
Fitimi bruto në vitin 2014 paraqiste 397.739 denarë

Fitimi mesatar bruto në vitin 2014 për të punësuar në vend paraqiste 397.739 denarë në vit. Fitimi mesatar vjetor i burrave në Maqedoni paraqiste 419.999 denarë, prëderisa tek gratë është më i ulët dhe paraqet 369.711 denarë. Më i madh ishte fitimi në sektorin financiar dhe të sigurimeve, ndërsa sipas rajonit, ai i Shkupit.

Anketa për strukturën e fitimin të Entit shtetëror të statistikave tregon se fitimi mesatar bruto i anëtarëve të trupave ligjdhënës dhe ekzekutiv, funksionarëve shtetëror, nëpunësve udhëheqës shtetëror, diploamtëve dhe drejtorëve paraqiste 799.795 denarë, i drejtorëve të ndërmarrjeve rpodhuese dhe institucioneve për shërbime specializuese ai paraqet 915.637 denarë, i ekspertëve dhe shkencëtarëve 545.022 denarë, tek teknikët dhe profesionet e ngjashme 412.758 denarë, i nëpunësve 346.527 denarë, punëtorëve në veprimtari shërbyese dhe shitje 264.295 denarë, punonjës mprofesionistë në bujqësi, peshkatari dhe gjueti 244.967 denarë, profesionet për mënyrë industriale të punës në prodhimtari 270.975 denarë, manipulues dhe përpilues të makinave dhe instalacioneve kanë pasur fitim mesatar bruto 270.222 denarë, profesione elementare 239.745 denarë, tek profesionet ushtarake fitimi mesatar bruto paraqiste 402.672 denarë.

Sipas shkallës së arsimimit, më i alrtë ishte fitimi tek ata me arsim të alrtë prej 573.138 denarë, me sipëror 484.968 denarë, me të mesëm 321.617, me fillor 273.526 dhe me arsim të pakryer fillor 255.526 denarë.

Më i lartë ishte fitimi në sektorin veprimtari financiare dhe të sigurimeve prej 737.474 denarë, më pas në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim prej 624.274 denarë, veprimtaritë profesionalle, shkencore dhe teknike në vitin 2014 patën fitim mesatar bruto prej 574.100 denarë.

Fitimi mesatar bruto ishte më i madhi tek ndërmarrjet me 250 e më tepër të punësuar dhe paraqiste 457.617 denarë.

Në rajonin e Shkupit ishte fitimi më i lartë mesatar bruto prej 477.882 denarëve, pason rajoni jugperëndimor me 464.947, i Pollogut me 353.090 denarë, juglindor me 333.541 denarë, lindor me 324.216 denarë, i Vardarit me 312.554 denarë dhe rajoni verilindor me 264.415 denarë. (MIA)

Publikuar: 23.12.2015 | 17:21
Lexuar: 614 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime