E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrja Tashevska-Remenski për punën e bërë dhe shfaqen e suksesshme simbolikisht fëmijëve u ndau sheqerka dhe çokollata.
Remenski për vizitë në kopshtin







Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski sot e vizitoi kopshtin për fëmijë "Fidani" në komunën Çair, ku së bashku me fëmijët e ndoqi shfaqen "Gjyshi Dimër te ne", ndërsa realizoi takim edhe me drejtoreshën Rabije Loku.

Në atmosferë festive para Vitit të Ri fidanët e rinj në gjuhën shqipe dhe maqedonase u luajtën shfaqen dhe e pritën Gjyshin Dimër, i cili u dëshiroi shumë shëndet, ditë pa brenga fëmijërore dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre edhe në vitin 2016.

Ministrja Tashevska-Remenski për punën e bërë dhe shfaqen e suksesshme simbolikisht fëmijëve u ndau sheqerka dhe çokollata.

Në takimin me drejtoreshën e kopshtit Loku, Remenski siç njoftoi MPPS, është informuar se ky institucion nën emrin "Bratstvo" është ndërtuar në vitin 1958 dhe se 65 vjet punë janë pas saj. Në pesë klonimet multietnike katër gjuhësore "Fidani", "Piter Pan", "Cvet" "Rosica" dhe "Bambi" janë vendosur 760 fëmijë për të cilët kujdesen gjithsej 125 të punësuar, ndërsa mësimi zhvillohet në katër gjuhë: gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe boshnjake.

Publikuar: 24.12.2015 | 12:53
Lexuar: 734 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime