Kryetari i BDI-së Ahmeti, të premten do të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, ndërsa më pastaj do të realizojë takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ftuar nga Kryeminstri dhe Presidenti i shtetit shqiptar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryetari i BDI-së Ahmeti, të premten do të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, ndërsa më pastaj do të realizojë takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.
Shërbimi për informim i kësaj partie, njoftoi se Ahmeti poashtu do të merr pjesë në tribunën organizuar nga Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) në temë: Politika mbarë kombëtare në mbështetje të nismës për shpalljen e 17 janarit dhe reflektim kombëtarë.
Të shtunën kryetari i BDI-së do të mbajë fjalim në konferëncën kombëtare në temë : Familjet e mëdha fisnike dhe kontributi në historinë e kombit dhe shtetit shqiptar, organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Poashtu të shtunën, Ali Ahmeti do të marrë pjesë në marshin e paqës që organizohet nga Forumi për Demokraci dhe Etikë.
Në delegacionin e BDI-së të kryesuar nga kryetari Ali Ahmeti marrin pjesë edhe deputeti Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë qendrore Agron Buxhaku dhe kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, njoftoi shërbimi për informim i BDI-së.