E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me rastin e incidentit që sot ngaju në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës me ç'rast një person vdiq kurse 11 të tjerë u plagosën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, doli me një deklaratë për opinion.
Qeveria e Republikės sė Kosovės i fton tė gjithė qytetarėt qė tė pėrmbahen nga veprimet e dhunshme





Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme.

Me rastin e incidentit që sot ngaju në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës me ç'rast një person vdiq kurse 11 të tjerë u plagosën, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, doli me një deklaratë për opinion.

Më deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi thuhet:"Fillmisht, dua të shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen fatale që rezultoi me humbjën e jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, si pasojë e shperthimit të një granate të dorës në veri të Mitrovicës. Më këtë rast, unë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjës të së ndjerit.

Njëkohësisht, i ftoj organet kompetente që t'i ndriçojnë rrethanat e këtij rasti. Siç jeni të informuar, Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mengjes ka hapur një Qendër-zyrë për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës.

Kjo qendër do të ofrojë shërbime që janë shumë të nevojshme për të gjithë qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Në këtë qendër do të punojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të autoriteteve lokale të Komunës së Mitrovicës. Qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve do të mund të pajisen me dokumente të ndryshme personale për nevojat e tyre.

Kjo qendër iu shërben të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë të Mitrovicës dhe nuk paraqet asnjë rrezik për askënd. Përkundrazi. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që t'iu sigurojë shërbime të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jetojnë ata pavarësisht përkatësisë etnike.

Qeveria e Republikës së Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë evntuale t'i shprehin në menyrë paqësore dhe demokratike. Dua të ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rëndit dhe ligjit, dhe për t'iu shërbyer qytetarëve anëkend Kosovës. Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër", thuhet në deklaratën e kryeministrit Thaçi.

Publikuar: 02.07.2010 | 23:20
Lexuar: 370 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime