E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eshtë paraparë dhe obliguar për çdo institucion të arsimit të lartë në Maqedoni dy programe studimore të jenë në gjuhën angleze”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.
Parlamenti i Maqedonisë votoi themelimin e Universitetit
Deputetët dje pasdite votuan Propozim-ligjin për themelimin e Universitetin "Nëna Terezë" në Shkup, me procedurë të shkurtuar për të cilin ministri i arsimit, Abdilaqim Ademi tha se themelohet një institucion i ri arsimor për arsim të lartë me pesë njësi, siç parasheh edhe Ligji për arsim të lartë.

"Selia e Universitetit do të jetë në Shkup, në përbërje të të cilit do të jenë fakultetet për ndërtimtari dhe arkitekturë me tre programe studimore, shkenca informatike me tre programe studimore, shkenca teknike me pesë programe studimore, shkenca teknologjike me dy programe studimore dhe fakulteti për shkenca sociale me dy programe studimore. Të gjitha programet studimore janë për ciklin e parë dhe të dytë të arsimit", theksoi Ademi.

Sipas Ademit parashihet që Universiteti të fillojë me punë në vitin 2016/2017.

Paraprakisht propozimi për themelimin e universitetit në fjalë kaloi në komisionin kuvendor për arsim, shkencë dhe kulturë, ku u zhvillua një debat i ashpër mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së lidhur me gjuhën në të cilën do të zhvillohet procesi edukativo arsimorë.

******
Kuvend, debat i ashpër për Universitetin e ri ‘Nënë Tereza’

Universiteti i ri Nënë Tereza, mori sot dritë jeshile nga komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe kulturë dhe shkon në procedurë të mëtejme parlamentare. PDSH-ja e Thaçit u shpreh se do të mbështet themelimin e universitetit por përmes amendamentit kërkoi që të definohet saktë dhe qartë se në cilën gjuhë do të zhvillohet procesi edukativo arsimorë, në gjuhën shqipe siç thotë ministri apo në tre gjuhë siç deklaroi kohë më parë kryeministri Gruevski.

“Grupi parlamentar i PDSH-së ka propozuar amendament që të ndërhyhet në ligjin për themelimin e Universitetit në Shkup, Nënë Tereza, për të vetmen arsye për ta precizuar përdorimin e gjuhës në atë universitet”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Veprimtaria do të zhvillohet në gjuhën shqipe por për lëndët mësimore të caktuara nëse mësimi zhvillohet në gjuhën tjetër përveç maqedonishtes duhet të jetë edhe lënda e maqedonishtes por duhet të ketë minimum edhe dy lëndë mësimore profesionale në gjuhën maqedonase. Gjithashtu është paraparë dhe obliguar për çdo institucion të arsimit të lartë në Maqedoni dy programe studimore të jenë në gjuhën angleze”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.

“Do ta mbështesim themelimin e universitetit sepse do të vij dita që PDSH-ja këtë universitet do ta shndërroj në vatër të dijë, shkencës dhe ku vetëm gjuha shqipe do të jetë në përdorim”, deklarou Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Sot kërkojmë që të kemi shkencë, pasi jemi në shekullin 21. Sot kërkojmë universitet me cilësi të lartë”, tha Ejup Rustemi, BDI
“Ju që keni bastardu themelin ku ndërtohet palca kombit dhe vetëdija ku krijohet, të flitni me këtë zhargon se ju jeni për proces mësimor të avancum, dhe ju themeloni Universitet dhe dije?”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Orhan subjekti jot politik të ka vënduar në siklet, nuk mund të mbulohet kjo. Një fjalë popullore thotë dielli nuk mbulohet me shoshë”, tha Rafiz Aliti, Bdi.

“Është hipokrizi dhe nuk mund ta doroj, por ky nuk e ka vendin në parlament... e ka vendin nëpër burgje”, u shpreh Orhan Ibrahimi, PDSH.
Ndërkohë deputetja e pavarur Sollza Gërçeva kundërshtoi mënyrë e miratimit të ligjit me procedurë të shkurtuar, ajo madje tha kjo është marketing parazgjedhor.

“Projekt që bie nga qielli, i përgatitur në mënyrë të shpejtë, i cili e dëmton Universitetin Shtetëror në Tetovë”, u shpreh Sollza Gërçeva, deputete e pavarur .

“Shumë e brengosur deputetja se dëmtohet universiteti i Tetovës, unë mendoj që janë këto lot krokodili të derdhura për këtë universitet. Nuk dëmtohet USHT-ja”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit.
Bedri Rexhallari

Publikuar: 25.12.2015 | 12:25
Lexuar: 745 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime