E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sivjet ka filluar ndërtimi dhe rikonsturimi i 13 rrugëve rajonale dhe magjistrale me gjatësi të përgjithshme prej 167 kilometra, investim prej rreth 50 milionë euro.
Vitin e ardhshëm do të punohet në 24 rrugë rajonale dhe 7 autostrada


Vitin e ardhshëm aktivisht do të punohet në 24 rrugë rajonale dhe shtatë autostrada me gjatësi të përgjithshme prej rreth 600 kilometra, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski.

Në prezantimin e llogaridhënies për të punuarën me mbi 200 projekte të realizuara ose të filluara, nënprojekte dhe shërbime Misajllovski vlerësoi se viti 2015 ka qenë viti më i suksesshëm i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve i cili do të mbahet mend për nga inevstimet më të mëdha në këtë resor. "Vitin 205 ia kushtuar realizimit të projekteve të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, arritëm numër rekord të udhëtarëve të transportuar përmes dy aeroporteve, mundësuam linja të reja ajrore deri tek metropolet evropiane, afate të reja për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje...", tha Misajllovski.

Në pjesën e infrastrukturës rrugore aktivisht është punuar në rreth 400 kilometra rrjet rrugor. "Si asnjëherë deri më tani njëkohësisht punuam në ndërtimin e tre autostradave të reja ndërsa njëherit rikostruuam edhe dy akse të autostradave në gjatësi prej 165 kilometra, invesim prej rreth 800 milionë euro. Me dinamikë të përforcuar punuam në ndërtimin e autostradës nga Demir Kapia deri në Smokvicë, të cilin presim ta përfundojnë deri në fund të vitit të ardhshëm", tha Misajllovski.

Nga ndërtimi i autostradës së re nga Kërçova deri në Ohër deri në fund të këtij viti janë përfunduar 14 për qind e punimeve ndërtimore, ndërsa në autostradën nga Shkupi deir në Shtip 34 për qind. Punohet, siç tha, edhe në dokumentacionin projektues për ndërtim të akseve të autostradave nga Trebenishti deri në Strugë, nga Gostivari deri në Kërçovë dhe nga Shkupi deri në Bllacë.

Sivjet ka filluar ndërtimi dhe rikonsturimi i 13 rrugëve rajonale dhe magjistrale me gjatësi të përgjithshme prej 167 kilometra, investim prej rreth 50 milionë euro.

Sipas tij, viti 2015 është i rëndësishëm dhe për nga mbërritja e trenit të parë nga gjashtë trenat për udhëtarë, si dhe furnizimin e 150 vagonëve të rinj transportues. U përqëndrua edhe në ndërtimin e linjës hekurudhore drejt Bullgarisë, duke theksuar se aktivisht po punohet në aksin nga Kumanova deri në bellakovcë dhe projektohet faza e dytë nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë. "Punojmë në përgatitjen edhe të projektit për linjën e re nga Kërçova deri në Shqipëri. Vitin e kaluar filluam me ndërtimin edhe të linjës hekurudhore nga Manastiri deri në Greqi, ndërsa njëherit vazhduam edhe me rehabilitimin e linjës hekurudhore të Korridorit 10", informoi Misajllovski dhe shtoi se ka përfunduar ripërtërirja e Stacionit hekurudhor në Shkup, ndërsa punohet në rikonsruimi i edhe pesë stacioneve hekurudhore të Korridorit 10.

Në komunikacionin ajror i theksoi pesë destinacionet e reja të sjellura nga aeroporti i Shkupit dhe dy nga ai i Ohrit. "E arritëm numrin e dëshiruar rekord prej 1,5 milionë udhëtarësh që kaluan përmes dy aeroporteve. Presim që vitin e ardhshëm ky numër të jetë edhe më i madh për shkak se nga pranvera janë paralajmëruar linja drejt katër destinacioneve të reja evropiane", tha Misajllovski.

Ka përfunduar, informoi, ndërtimi i tre ndërtesave për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve në Prilep, Resnjë dhe Demir Hisar me 119 banesa, janë filluar 21 projekte për sisteme ujësjellëse dhe kanalizuese, janë vazhduar afatet për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, është mundësuar edhe legalizimi i tokës private. E potencoi edhe projektin për shtëpi të tipit standard me të cilët shteti subvencionon projekte të gatshme për ndërtim të gjashtë shtëpive me standarde tipike, të cilët, siç tha, mund të përdoren edhe në projektin qeveritar Bli shtëpi për të rinj.

Ministri i Transportit njoftoi edhe se është publikuar thirrje për përpunim të zgjidhjes ideore për ndërtim të marinës në Ohër dhe rikonstruim të portit të qytetit dhe paralajmëroi se do të sanohet edhe disa porte të Liqenit të Ohrit.

Publikuar: 25.12.2015 | 15:23
Lexuar: 658 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime