E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Masat mbrojtëse , ceket në kumtesë, ishin me karakter të pëkohshëm, për periudhë prej së paku gjashtë muajve, ndërkaq ekzistonte për vazhdim të zbatimit të tyre.
BPRM i heqë masat mbrojtëse për shkak të krizës debitpre në Greqi







Banka popullore e Republikës së Maqedonisë prej nesër i heqë masat mbrojtëse për shkak të krizës debitore në Greqi, që ishin vendosur në qershor të këtij viti për shkak të mbrojtjes nga rreziku i prishjes së baraspeshës në bilancin e pagesës apo të stabilitetit të sistemit financiar të vendit, si pasojë e flukseve më të rëndësishme eventuale të kapitalit nga Maqedonia drejt Greqisë.

"Masat mbrojtëse e arritën qëllimin për të cilin ishin vendosur, përkatësisht pamundësuan flukse më të mëdha kapitale nga Republika e Maqedonisë, duke mos e çrregulluar me atë rast punën afariste të kompanive vendore me subjektet greke. Baraspesha në bilancin e pagesës dhe stabillitetit të sistemit bankar u ruajtën", kumtoi BPRM.

Masat mbrojtëse , ceket në kumtesë, ishin me karakter të pëkohshëm, për periudhë prej së paku gjashtë muajve, ndërkaq ekzistonte për vazhdim të zbatimit të tyre. "Por, tashmë një periudhë të caktuar, gjendja në Greqi po stabilizohet, kreditorët vazhduan me mbështetje financiare të Greqisë, e cila, ndërkaq, u obligua të zbatojë reforma ekopnomike dhe sociale, si dhe masa për kursim. Për këtë arsye, me skadimin e validitetit gjashtëmujor të masave kursimore më 28 dhjetor 2015, përkatësisht duke filluar prej 29 dhjetorit të vitit 2015, ky vendim tashmë nuk është në zbatim, ceket në kumtesën e BPRM-së.

Më 28 qershor të vitit 2015, filloi të zbatohet Vendimi për vendosjen e masave të posaçme mbrojtëse, që ishte miratuar nga ana e Këshillit të Bankës popullore për shkak të krizës debitore në Greqi në atë periudhë. Masat u sollën për shkak të mbrojtjes nga rreziku nga çrregullimi i baraspeshës në bilancin e pagesave apo të stabilitetit të sistemit financiar të Republikës së Maqedonisë, si pasojë e flukseve më të rëndësishme eventuale të kapitalit nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë.

Publikuar: 28.12.2015 | 13:04
Lexuar: 601 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime