E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta "Di Velt" thekson se në 16 krahina federale gjermane janë formuar 8.264 "klasa speciale" në të cilat duhet të mbahet mësim për 196.000 fëmijë të migrantëve.
Gjermania duhet të punësojë rreth 28.000 mësimdhënës për fëmijët refugjatë


Autoritet gjermane deri tani kanë punësuar rreth 8.500 mësimdhënës që të sigurojnë arsimim për fëmijët refugjatë, të cilët këtë vit arritën në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Gazeta "Di Velt" thekson se në 16 krahina federale gjermane janë formuar 8.264 "klasa speciale" në të cilat duhet të mbahet mësim për 196.000 fëmijë të migrantëve.

Sipas anketës së Ministrisë gjermane për Arsim, prej gjithsej mbi një milionë migrantë të cilët arritën në Evropë në krizën më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore, rreth 325 mijë janë fëmijë.

"Shkollat dhe arsimi asnjëherë më parë nuk kanë pasur sfidë të tillë" deklaroi ministrja e Arsimit dhe Kulturës së krahinës së Sanksonisë, Bruhlid Kurt.

Numri prej 8.500 mësimdhënësve të punësuar deri tani as prej së largu nuk është i mjaftueshëm që të sigurohet arsim adekuat për të gjithë fëmijët refugjatë.

Sipas liderit të sindikatës së mësimdhënësve gjerman, Hajnc-Peter Majdinger, vendit i nevojiten edhe rreth 20.000 mësimdhënës me qëllim që të gjithë fëmijët refugjatë të fitojnë arsimim cilësor.

Ai jep afat deri në verën e ardhshëm të përfundojë procesi i punësimit të mësimdhënësve të rinj, me qëllim që refugjatë të fitojnë arsimim cilësor.

Profesioni mësimdhënës në Gjermani është mes profesioneve më pak të paguara në nivel kombëtar.

Publikuar: 28.12.2015 | 13:38
Lexuar: 820 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime