E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Cipetiq, në BE shfrytëzohet dhe bartet përvoja e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia duron një pjesë të praktikës dhe politikave të mira evropiane.
Strategji nacionale për zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në Maqedoni


Maqedonia është një prej vendeve të rralla në Evropë, duke e përfshirë edhe BE-në, që ka bazë të statistikave për sipërmarrësinë e grave, ndërsa për momentin në mënyrë aktive është duke punuar edhe në krijimin e një strategjie nacionale e cila do ta definojë dhe dukshëm do ta përmirësojë këtë segment të ekonomisë.

Siç u tha sot, në prezentimin e rezultateve të projektit rajonal "Sipërmarrësia e grave - motor për krijimin e vendeve të punës në Evropën Juglindore", deri para ca kohësh sipërmarrësia e grave në vend ishte pothuajse e panjohur, por tani është një prej faktorëve kryesor në ekonomi i cili i lidh biznesin me shkencën, institucionet relevante shtetërore, vetëqeverisjet lokale dhe odat ekonomike.

"Maqedonia ishte shumë e rëndësishme për projektin. Edhe pse pati fillime modeste, u bë vendi i vetëm në një pjesë të Evropës, duke e përfshirë edhe BE-në, i cili arriti në katër vitet e kaluara të bëjë bazë të statistikave. Kjo në pikëpamje të parë nuk duket kaq e rëndësishme, por është bazë e të gjitha vendimeve të mençura politike dhe paraqet pozitë startuese për matje se sa është bërë diçka ose jo. Shumë vende dhe shtete më të mëdha të cilat janë shumë më shumë promovohen, nuk janë as pranë këtij rezultati", deklaroi Meri An Rukavina Cipetiq, drejtoreshë e Nismës për zhvillim të qëndrueshëm e cila është një prej bartësve të projektit.

Sipas Cipetiq, në BE shfrytëzohet dhe bartet përvoja e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia duron një pjesë të praktikës dhe politikave të mira evropiane.

Në ekonominë e Maqedonisë rreth 33 për qind janë gra sipërmarrëse që është pothuajse niveli i njëjtë si në Evropë. Shumë prej tyre janë bartëse të ndërmarrjeve të vogla dhe mikro, në veprimtaritë shërbyese, ndërsa kanë hapur biznes që të punësohen dhe jo për të qenë njerëz afaristë.

"Kjo do të thotë se nuk kanë qarkullim dhe përfitim të madh, zakonisht janë të vetëpunësuar, i kanë hapur bizneset e tyre për t'u punësuar dhe jo pse kanë aftësi apo njohuri për të drejtuar biznes. E bëjnë atë që e dinë, në pajtim me pajisjet profesionale", theksoi Valentina Disoska, kryetare e Shoqatës së grave biznesmene e cila e implementoi projektin në Maqedoni.

Gjatë viteve të kaluara, shtoi Disoska, është punuar shumë në sipërmarrësinë e grave.

"Ia dolëm të bëhemi të njohura, të imponohemi te partnerët tanë. I përpunuam statistikat, kemi lobuar, kemi nxitur ndryshime të rëndësishme në legjislativë. Kemi bërë edhe platformë për përforcimin e sipërmarrësisë së grave e cila funksionon për katër vjet, kemi vendosur shoqërim rajonal, kemi realizuar shumë B2B takime, hua..., por më e rëndësishmja është që në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, kemi arritur të bëjmë strategji nacionale", përmendi Disoska.

Projekti "Sipërmarrësia e grave - motor për krijimin e vendeve të punës në Evropën Juglindore" është rajonal, është zbatuar prej vitit 2012 deri në vitin 2015, ndërsa në të, përveç Maqedonisë, janë përfshirë edhe Serbia, BeH, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Turqia dhe Moldavia. Bartës ishin Qendra rajonale për edukim sipërmarrës të vendeve të Evropës Juglindore dhe Nisma për zhvillim të qëndrueshëm, nën koordinimin e Këshillit për bashkëpunim rajonal.

Në dokumentin final të projektit fokusi është vënë edhe te femrat e reja. Sugjerohet involvimi i tyre më aktiv në shkencat teknike, veçanërisht në sektorin e TI-së.

Publikuar: 28.12.2015 | 16:09
Lexuar: 661 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime