E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pyetjen e gazetarëve për testimin e përmbaruesve në çdo shtatë vite, me qëllim që të verifikohet nëse një përmbarues e zotëron mirë materialin, kryetari i OPRM tha se përmbaruesit e dinë mirë ligjin.
Përmbaruesit nuk do të bllokojnë llogari pa paralajmërim


Ligji i ri për përmbarues, i cili është në procedurë kuvendore, parashikon që përmbaruesi detyrimisht para se të bllokojë ndonjë llogari, ta njoftojë me shkrim debitorin dhe të kërkojë nga ai që në afat prej tre ditëve ta paguajë borxhin, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Odës së përmbaruesve në Republikën e Maqedonisë, Zoran Petreski.

Ky veprim, siç sqaroi do të mundësojë që debitorët të vijnë tek përmbaruesi dhe t'i parashtrojë të dhënat, që kërkohen prej tyre, me çka do të zvogëlohen shpenzimet e përmbarimit, të cilat zakonisht bien në ngarkesë së tyre dhe njëherit do të kenë mundësi ta paguajnë borxhin ose të propozojnë mjete për përmbarim, që është më e volitshme për ta.

Petreski tha se zakonisht në zyrat e përmbaruesve kanë ardhur njerëz me llogari të bllokuara, të cilët nuk janë informuar fare se kanë borxh. "Në këtë mënyrë përmbaruesit do të dërgojnë paralajmërim deri te debitorët dhe jemi të bindur se kjo do të funksionojë dhe nuk do të jetë në ngarkesë të qytetarëve", theksoi ai.

Kjo, sipas Petreskit, do të thotë se qytetarët më nuk do t'i kenë shpenzimet për zhbllokim të llogarisë si dhe shpenzimet shtesë, të cilat do të kushtojnë edhe deri në 1.5000 denarë, e që kanë të bëjnë me të dhënat nga institucionet përkatëse.

Me ndryshimet ligjore është parashikuar edhe pagesë jashtëgjyqësore e borxheve, që kanë të bëjnë më shumë me llogaritë komunale.

Në pyetjen e gazetarëve për testimin e përmbaruesve në çdo shtatë vite, me qëllim që të verifikohet nëse një përmbarues e zotëron mirë materialin, kryetari i OPRM tha se përmbaruesit e dinë mirë ligjin.

Ligji i ri për përmbarues nga Oda e përmbaruesve presin që të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit 2016.

Publikuar: 28.12.2015 | 16:13
Lexuar: 663 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime