E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pjesën e dytë të seancës, këshilltarët e miratuan edhe Buxhetin e komunës për vitin 2016 që është planifikuar në nivel prej 1.952.878.954 denarë.
Këshilli i Komunës së Tetovës e miratoi buxhetin për vitin 2016

Këshilli i Komunës së Tetovës sot e mbajti seancën e 31-të, në të cilën fjalim kishte kryetarja e komunës Teuta Arifi për realizimin e projekteve në vitin 2015 dhe për atë se cilat janë planet për vitin 2016.

Parkimi në zona, masat kundër ndotjes, ndërtimi i rrugëve, paralajmërimet për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë, si dhe paralajmërimi për realizimin e projektit - transporti publik, ishin ndër pikat më të rëndësishme në të cilat u përqendrua kryetarja Arifi.

Në pjesën e dytë të seancës, këshilltarët e miratuan edhe Buxhetin e komunës për vitin 2016 që është planifikuar në nivel prej 1.952.878.954 denarë.

Në kontekst të problemit me ndotjen e ajrit, rendi i sotëm ditor i seancës ishte plotësuar me propozim-vendimin për autorizime të kryetares së komunës së Tetovës, rregullisht ta ndjekë situatën me ndotjen e ajrit dhe përderisa koncetrimi i substancave ndotëse të ajrit dhe përderisa pragjet e alarmit t'i marrë masat të cilat përfshinë kufizim të komunikacionit në rajonin e komunës së Tetovës me vendosje të regjimit në komunikacion sipas sistemit çift-tek të targave të regjistrimit, si dhe të ndalohet komunikacioni në rajonin e komunës së Tetovës.

Para këshilltarëve u prezantua edhe raporti për masat e marra nga ana e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese në lidhje me masat afatshkurtra kundër ndotjes së ajrit.

Sipas Arifit, problemi me ndotjen nuk është krijuar gjatë një dite dhe nuk mund të zgjidhet gjatë një dite. Raporti për masat të cilat janë ndërmarrë nga ana e NPK në lidhje me ndotjen e ajrit para këshilltarëve e prezantoi drejtori i NPK-së Xhelal Ceka. Ai përkujtoi në pastrimin dhe spërkatjen e rrugëve me mjete të duhura, furnizimi me kontejnerë dhe mekanizëm, transport të mbeturinave, ndërsa si pjesë e planeve për vitin 2016 është ndërtimi i objektit të dedikuar për transport, selektim dhe riciklim të mbeturinave.

Në seancën e sotme të këshillit u miratuan edhe pikat të cilat kanë të bëjnë me Programet për punën e komunës për vitin 2016 në rajone të ndryshme si dhe shumë pika të cilat kanë të bëjnë me urbanizmin.

Publikuar: 30.12.2015 | 11:21
Lexuar: 884 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime