E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Po në këtë gjatësi vale, Nano ka kritikuar edhe qëndrimet e opozitës duke kërkuar prej PS-së një sjellje korrekte në Kuvend dhe të mos e kthejë situatën politike në një skenë tragjikomike.
Fatos Nano flet si President, kritikon Berishėn edhe Ramėn








"T’i jepet fund debatit": Fatos Nano flet si President, kritikon Berishën edhe Ramën

Pas një heshtje të gjatë, Fatos Nano rishfaqet sërish, jo vetëm me deklaratë por dhe më një qëndrim të ri. I ndodhur në Lunxhëri të Gjirokastrës për marrjen e një çmimi akorduar të atit, Nano ka folur thuajse nga pozitat e Presidentit të Republikës. Ish-kryeministri ka hedhur kritika ndaj kreut të mazhorancës kur është shprehur se heqja e vizave është kontribut jo vetëm i qeverisë aktuale për i gjithë qeverive të 20 viteve të fundit.

Po në këtë gjatësi vale, Nano ka kritikuar edhe qëndrimet e opozitës duke kërkuar prej PS-së një sjellje korrekte në Kuvend dhe të mos e kthejë situatën politike në një skenë tragjikomike. Ndryshe nga më parë, ku ish-lideri historik i PS-së kritikonte vetëm opozitën e Edi Ramës, këtë herë ka përdorur tone të moderuara duke lënë të qartë se ëndrra e tij presidenciale nuk është e kaluar por është projekti i tij më i afërt. Nano gjithashtu ka thënë se nuk është tërhequr nga politika edhe pse gjatë kësaj kohe nuk ka qenë aktiv. Ish-kryeministri shoqërohej në ceremoni nga bashkëshortja Xhoana, miq dhe bashkëpunëtorë të vjetër të tij.

Nano dhe Presidenca

Si një ndër politikanët më me eksperiencë por dhe me ambicie tashmë jo të fshehtë për President, Fatos Nano është rishfaqur sërish në publik me një deklaratë thuajse mbi palët. Ai ka kërkuar bashkëpunim mes mazhorancës, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. “Flas për palë jo për parti. Pra, mazhoranca qendrore, opozita që vende-vende është mazhorancë, si këtu në Gjirokastër dhe ndërkombëtarët që të gjithë thonë mezi i kemi”, deklaron Nano, ndërsa nënvizon se “me sa duket duhet të vazhdojmë të nxisim papritur gjatë që këto tre palë të bëjnë punën që ju takon”.

Ish-lideri i PS-së nuk ka lënë pa atakuar dhe kryeministrin Berisha kur ka thënë se “me këtë proces nuk mund të luajë asnjë aktor politik, pasi është kontribut 20-vjeçar i çdo force politike”. Kritikat kanë vijuar dhe për opozitën e cila sipas ish-drejtuesit të selisë rozë nuk ka mjetet e duhura për të bërë detyrën e saj. “Njëra është në pozita komike dhe kjo është qeveria, sepse ka me se, ka se ku, por s'ka me kë. Në pozita dramatike qëndrojnë ndërkombëtarët, sepse kanë me se, kanë me kë, por s'kanë se ku në Strasburg, Tiranë apo në Gjirokastër”, shton Nano, ndërsa vijon se “ka edhe një palë në pozita tragjike që është opozita, që kanë se ku, kanë me kë, por s'kanë me se”, u shpreh Nano. Ish-kryeministri komentin e fundit politik e ka thënë për krizën politike duke e quajtur si një teatër. “Për ta ç’dramatizuar situatën, atë që duket si tension politik, i stisur, le të përdorim kategoritë e artit skenik, për të kuptuar qartë dramën, komedinë dhe tragjedinë”, u shpreh Nano.

Thanas Nano, “Qytetar Nderi” i Lunxhërisë

I rrethuar mes miqve të shumtë gjirokastritë, ish-kryeministri socialist Fatos Nano, i cili afro pesë vjet më parë jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike, dje mori në dorëzim titullin “Nderi i Lunxhërisë”, që iu akorduar babait të tij, Thanas Nano, pas vdekjes, nga komuna me të njëjtin emër, me motivacion “Për kontribut të shquar në fushën e edukimit dhe medias”. Për Fatos Nanon, ky titull është një vlerësim për kontributin e vyer të Thanas Nanos, i cili u nda nga jeta më 22 maj të vitit 2008, në moshën 92-vjeçare. “Im atë lindi 94 vjet më parë, më 23 mars në Nokovë, zonë e Lunxhërisë. Ndoqi studimet në Elbasan dhe pas Luftës së Dytë Botërore, u martua dhe bëri katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë”, tregon Nano. Sipas tij, Thanas Nano ka punuar gjatë si Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar, por për disa vite punoi dhe si drejtues i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Non-grata në PS

Por më tepër sesa revanshin përballë kundërshtarëve të tij për postin e Presidentit, Nano synon konsensusin. Një konsensus që Nano do ta presë deri në minutën e fundit nga drejtuesit e Partisë Socialiste. Problemi i Nanos për momentin duket se nuk janë përfaqësuesit e mazhorancës. Berisha por edhe përfaqësues të tjerë të së djathtës e kanë lënë të nënkuptohet se mund ta pranojnë kandidaturën e Fatos Nanos për President, pasi ai për ta tashmë është një politikan karriere dhe njeriu që transformoi Partinë Socialiste. Pra, problemi i Nanos, është partia e tij. Edi Rama prej kohësh e ka shpallur non-grata ish-kreun e partisë së tij. Edhe pse Nano është njeriu që e risolli atë në skenën politike. Dhe çarja mes Nanos dhe Ramës është aq e madhe, sa Nano s’ka shanse që të propozohet nga partia si kandidat për President.

71 vota

Por Nano ndodhet në një pozitë komode për sa i përket ambicies së tij presidenciale. Tashmë që Presidenti i vendit mund të zgjidhet me 71 vota, Nanos do t’i duhet që të bindë vetëm një krah politik për tu i bërë i pari i vendit. Nëse do të merrte një përgjigje pozitive nga mazhoranca aktuale, Nano pa dyshim që do të jetë në karrigen që sot e mban Bamir Topi. Nëse partia e tij që e drejtoi për 15 vjet do të vendoste ta propozonte, do ta kishte po ashtu të lehtë për t’ia arritur qëllimit për shkak të numrit të vogël të votave. Aq më tepër që edhe marrëveshja Berisha-Meta përfshin edhe zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012.

Sulmet e Ramës

Ndërkohë prej kohësh Edi Rama ka zhvilluar një sulm të fortë kundrejt Fatos Nanos. Megjithëse ky i fundit nuk ka bërë asnjë deklaratë politike dhe duket i larguar nga jeta politike, kryetari në detyrë i PS-së, Rama veç dyshes Berisha-Meta, akuzon edhe Nanon duke i quajtur këta tre emra si trinomi i së keqes në Shqipëri. Por këto akuza të Ramës ndaj Nanos përkthehen si një sulm që Rama i bën Nanos që ky të mos zgjidhet dot President i vendit. Pasi nëse Nano do të arrinte të ulej në karrigen presidenciale, kryetari i opozitës nuk do të ishte aspak në një pozicion komod, pasi tashmë dihet “armiqësia” mes Nanos dhe Ramës. (tirana observer)

Publikuar: 03.07.2010 | 01:03
Lexuar: 617 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime