E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkupi kryesisht me vranësira, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të shiut me erë të dobët në mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë në 4 gradë.
Në Lazaropole më së shumti borë, në Kumanovë më ftohtë

Në Lazaropole sot në mëngjes janë matur 21 centimetra dëborë, në Mavrovë 20 dhe 19 centimetra në Pozharane.

Siç kumtoi DPHM, sasia e borës në Tetovë është 12 centimetra, në Krushevë nëntë, në Berovë pesë, në Shkup - Zajcev Rid katër, në Shkup Petrovec tre dhe në Prilep dhe Pretor dy centimetra.

Deri në orën shtatë kanë rënë 29 litra në metër katërorë reshje në Dibër, 27 në Ohër, 18 në Mavrovë, 15 në Pozharane, 11 në Gjevgjeli, 10 në Lazaropole, Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Pretor, Krushevë, 4 në Strumicë, Prilep, 3 në Shkup - Z.Rid, Manastir, Kriva Palankë, 2 në Shtip, Berovë 1 në Kavadarci, Pozhar, Demir Kapi.

Këtë mëngjes më ftohtë ishte në Gjurishte dhe Kumanovë, minus 8 gradë, Shkup, Pozharane, Berovë, Shkup Petrovec, Kriva Pallankë minus gjashtë, minus pesë në Tetovë, Pozhar, Prilep, Shtip, Mavrovë dhe Topolçani minus katër, Kavadar dhe Vinicë minus tre, Strumicë dhe Demir Kapi minus dy, minus një në Manastir, Dibër, Pretor, Krushevë, Lazaropole dhe zero gradë në Gjevgjeli dhe Ohër një gradë Celsius.

Moti sot do të jetë kryesisht i vrenjtur me reshje të kohëpaskohshme kryesisht të shiut, vetëm në male borë. Më shumë do të përfshihen pjesët përfundimtare perëndimore të vendit, veçanërisht gjatë pasdites. Do të fryjë erë e dobët në mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të lëviz në intervalin nga 2 deri në 7 gradë.

Shkupi kryesisht me vranësira, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të shiut me erë të dobët në mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë në 4 gradë.

Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht i vrenjtur me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vetëm në malet do të ketë borë. Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa më të bujshme pritet të jenë në pjesën perëndimore, ku do të vijë deri në rritjen e mëtejshme të dëborës.

Publikuar: 04.01.2016 | 12:42
Lexuar: 713 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime